Eksperti Shuperka: 11% e adoleshentëve shqiptarë konsumojnë duhan, duhet ndaluar!
Duhanpirja tek adoleshentët si dhe përdorimi i produkteve të nikotinës ka alarmuar ekspertët e shëndetësisë botërore dhe jo vetëm. Roland Shuperka, ekspert për çështjet e duhanit dhe alkoolit në vendin tonë thotë se edhe Shqipëria ka të njëjtin nivel konsumi si në Europë. Ai kërkon nga shteti që të marr masa dhe të zbatoj ligjin që ndalon shitjen e duhanit personave nën 18 vjeç.
“Kjo është një problematikë për pirjen e grupmoshave të reja, përfshirë dhe 13-15 vjeç ku shifrat aktuale të Shqipërisë janë të njëjta me vendet e BE, pra qëndrojnë në shifra 11% djem dhe vajza. Duke qenë një problem i madh atëherë OBSH bën thirrje që këto produkte duhet të kontrrollohen më mirë në shitje për grupmoshat e reja dhe shteti duhet të jetë më i vëmendshëm dhe ndaj inspektoriateve që mos të lër shitjen e këtyre produkteve të duhanit nën 18 vjeç”, tha eksperti Roland Shuperka.
Produktet e nikotinës, sqaron Shuperka janë më pak të dëmshme se duhani tradicional, por kurrësesi ato nuk janë të lejuara për adoleshentët.
“Këto produkte nuk janë dizenjuar për këtë grupmoshë, ato janë dizenjuar për adultët, për ato persona që duan të lënë duhanin, që nuk kanë pas sukses të lënë duhanin, apo që nuk kanë forcën për të lënë duhanin, rekomandohet një produkt më pak i dëmshëm dhe këto produkte janë produkte alternative me qëllim që të ulet sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Mos harrojmë se nga duhani me djegie në Shqipëri në 10 të sëmurë me kancer të mushkrive 9 janë duhanpirës”, shtoi eksperti.
Ekspertët kërkojnë që shkollat dhe familja të jenë bashkëpunuese për të parandaluar konsumin e duhanit dhe produkteve alternative të tij nga adoleshentët.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut