Treguesi i besimit në ekonomi u rrit lehtë në maj, i mbështetur nga ndërtimi dhe shërbimet
Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit lehtë me 1.1 pikë në muajin maj. Sipas sondazhit të Bankës së Shqipërisë, ky tregues ndodhet pranë nivelit mesatar të dy viteve të fundit dhe rreth 7 pikë mbi mesataren historike.
Rritja e muajit maj u diktua kryesisht nga përmirësimi i besimit në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, si dhe rritja e besimit konsumator. Nga ana tjetër, rënia e besimit në tregti kontribuoi negativisht, ndërsa besimi në sektorin e industrisë nuk pati ndryshime domethënëse.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 0.7 pikë përqindje në maj. Aktualisht, niveli i tij qëndron rreth 13.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rritje ndikoi kryesisht vlerësimi i përmirësuar i aktivitetit aktual ndërtues, ndërsa vlerësimet për kontratat porositëse dhanë një kontribut të vogël rënës. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie këtë muaj.
Treguesi i besimit në shërbime u rrit me 3.4 pikë përqindje në muajin maj. Aktualisht, niveli i tij qëndron rreth 12.6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ecuria u ndikua pozitivisht nga vlerësimi i bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen mbetën të pandryshuara.
Treguesi i besimit të industrisë ruajti të njëjtin nivel me një muaj më parë, duke qëndruar rreth 8.3 pikë përqindje mbi mesataren historike. Nga pikëpamja e komponentëve të TBI-së, bizneset e industrisë raportuan rritje të prodhimit këtë muaj, pavarësisht se kontratat porositëse i vlerësojnë në rënie. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen regjistruan rënie.
Treguesi i besimit në tregti u ul me 3.3 pikë përqindje në maj. Niveli i tij qëndron rreth 9.7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia u ndikua si nga vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të shitjeve, ashtu edhe nga pritjet në rënie për punësimin. Pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan ulje të dukshme, pas prirjes rritëse të dy muajve të kaluar.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh