Konkursi për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, Rama: Mbi 1 mld euro përfitim nga zhvillimi i pronave shtetërore

2 Qershor 2026 | 09:16

Pesë skuadrat finaliste të Konkursit Ndërkombëtar për Rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve prezantuan projekt-idetë e tyre arkitekturore përpara jurisë ndërkombëtare, në kuadër të transformimit të një prej godinave më ikonike të kryeqytetit.

Gjatë aktivitetit të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama vlerësoi interesimin e studiove arkitekturore dhe procesin e përzgjedhjes së finalistëve.

“Ka qenë një pjesëmarrje e konsiderueshme dhe një vendim jo i lehtë për të përzgjedhur pesë finalistët”, u shpreh Rama, duke falënderuar të gjitha studiot pjesëmarrëse në garë.

Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu te rezultatet e deritanishme të procesit të zhvillimit të pronave shtetërore përmes kontratave të realizuara nga Korporata e Investimeve. Sipas tij, përfitueshmëria e llogaritur nga faza e parë e këtij procesi arrin në rreth 523 milionë euro, ndërsa përfitimi i drejtpërdrejtë për shtetin dhe ekonominë tejkalon 1 miliard euro.

Rama bëri të ditur se deri më tani janë zhvilluar 15 konkurse ndërkombëtare, ndërsa tre të tjera janë në fazë përgatitore. Aktualisht janë lidhur 12 kontrata, shtatë të tjera janë në proces dhe janë hartuar tre masterplane për zhvillimin e 20 objekteve publike.

Sipas të dhënave të prezantuara, në dispozicion të projekteve janë vendosur 46.700 metra katrorë tokë shtetërore, ndërsa 267 mijë metra katrorë janë përfituar për nevojat e shtetit. Nga ana tjetër, sipërmarrja ka përfituar 355 mijë metra katrorë sipërfaqe.

Duke folur për projektin e rikualifikimit të Pallatit të Kongreseve, Kryeministri theksoi se objekti duhet të përshtatet me standardet bashkëkohore të teknologjisë dhe funksionalitetit, duke u shndërruar njëkohësisht në një qendër tërheqëse për qytetin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026