“Nuk është e thjeshtë kur vjen trajner i ri, por idetë janë të qarta”, kapiten Gjimshiti e thotë hapur: Ta mbyll me Kombëtaren?

2 Qershor 2026 | 17:17

“Nuk është e thjeshtë kur vjen trajner i ri, por idetë janë të qarta”, kapiten Gjimshiti e thotë hapur: Ta mbyll me Kombëtaren? Momentalisht….

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Izraelin këtë të mërkurë, në kuadër të një sfide miqësore. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë prej orës 20:00. Në prag të këtij dueli ka folur edhe kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti. 

Atmosferë e zymtë në Kombëtare, si e sheh si kapiten?

Siç shkoi gjithë rrugëtimi, të gjithë ishim të bindur që do të ishte shumë e bukur për ne si Kombëtare, si vend, si shtet. Por është fillim i ri, me një staf të ri. Jemi të gjithë shumë të motivuar. I gjithë grupi është i njëjti me disa lojtarë të rinj. Jemi stërvitur mirë.

Idetë e trajnerit të ri?

Nuk është e thjeshtë, por idetë janë të qartë. Me aq pak kohë sa kemi pasur, kemi provuar të kuptojmë trajnerin në këtë cikël të ri. Sa më shumë kohë kalon, aq më mirë bëhet. Jemi të gatshëm të bëjmë atë që kërkon trajneri dhe të japim gjithçka në fushë.

Sa të vështirë do e ketë të vështirë trajneri për filozofinë italiane?

Çdo trajner ka idetë e reja, ashtu siç i kishte Sylvinho. Trajneri të na japë mendimet që ka marrë për këtë cikël dhe e gjitha është tek ne, që të bëjmë në fushë atë që kërkon trajneri.

E ke menduar sa gjatë do të vazhdosh në Kombëtare?

S’e kam menduar akoma. Është sinjal pozitiv, shpresoj që do të luaj edhe disa vite. Trupi është gati që të luajë në nivele të larta. Mund të marr vendimin më vonë, por momentalisht s’po e mendoj këtë gjë.

Çfarë ka ndryshuar me Maran?

Taktika ndryshon, pozicioni në fushë ndryshon. Siç e thashë nuk është e thjeshtë që brenda 2-3 ditëve të bësh disa gjëra. Ai është marrë me gjërat më të rëndësishme të momentit, që t’i bëjmë në fushë.

Strategji speicifike nga Maran për një frymë ndryshe?

Sigurisht që po. Siç e thashë, brenda këtyre ditëve kemi pasur pak kohë, por idetë janë të qarta. Është trajneri vetë që do të flasë për strategjinë. Shpresoj të bëjmë ndeshje të mira në këto dy miqësore. Izraeli ka pasur një rritje në kohët e fundit, kështu është një skuadër teknikisht e mirë, sidomos në sulm.

Berati si lider, e sheh grupin si të duhurin për të bërë mirë me Maran?

Nuk është e thjeshtë që në fund sezoni, një sezon i gjatë për të gjithë. Por me një frymë të re, me trajner të ri, të gjithë lojtarët duan të tregojnë veten për vend në Kombëtare. Nuk është gjë normale që të vish në Kombëtare, të veshësh këtë fanellë. Energjia është shumë pozitive, përsëri do të synojmë sa më lart dhe sa më mirë.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vinicius Junior shkëlqen me dy gola ndaj Skocisë, Brazili kalon në fazën tjetër

Brazili mposhti Skocinë me rezultatin 3-0 të mërkurën vonë për të siguruar një vend në raundin tjetër në ndeshjen e tyre të fundit të Grupit...
08:26 | 25/06/2026

Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut, kalon fazën e grupeve për herë të parë

Afrika e Jugut mundi Korenë e Jugut 1-0 të mërkurën në Estadio Monterrey në Meksikë, duke u kualifikuar në fazën eliminatore të Kupës së Botës...
08:21 | 25/06/2026

SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar më shumë se 300 dronë që nga fillimi i ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA 2026, për shkak të shkeljes së...
15:27 | 24/06/2026