“Gërmim i shekullit”, në oborrin e katedrales Notre Dame zbulohen objekte të Parisit romak (FOTO)
Katër metra poshtë katedrales së Notre Dame, një ekip arkeologësh po gërmon për të zbuluar Parisin romak 2,000 vjet më parë.
Një pjesë e oborrit të Notre Dame është bërë një vend gërmimesh. Një gropë e madhe është hapur dhe e rrethuar nga barrier. Mediat franceze e kanë quajtur atë “gërmimi i shekullit”.
Midis qindra objekteve të gjetura tashmë: një monedhë e shekullit të katërt me fytyrën e Perandorit Kostandin dhe copa qeramike mesjetare të pikturuara nga brenda me shenja që asnjë ekspert nuk i ka deshifruar ende.
Ekipi i arkeologëve është ende duke nxjerrë të kaluarën. Monedhat dolën si disqe të zeza, të gërryera nga ndryshku. Por nën një rreze X, një fytyrë u rikthye: ishte Konstandini, perandori romak që sundoi në fillim të viteve 300 pas Krishtit.
Gjetjet romake janë ato që arkeologët i vlerësojnë më shumë – më të thellat, më të vjetrat dhe më pak të kuptuarat. Në kohën romake, qyteti quhej Lutetia dhe qendra e tij ndodhej matanë lumit, në Bregun e Majtë.
Ndërsa perandoria Romake u shemb, njerëzit u tërhoqën në Ile de la Cite, ku më vonë do të ngrihej Notre Dame, dhe e fortifikuan ishullin me mure guri të marra nga ndërtesat e mëparshme.



Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik