Iu vodhën klientëve mijëra euro përmes mashtrimit, 11 masa sigurie për punonjës dhe drejtues të bankës
Policia ka ekzekutuar 11 masave të sigurisë ndaj drejtuesve dhe punonjësve të një banke të nivelit të dytë, të dyshuar për përvetësimin e qindra mijëra eurove dhe dollarëve nga llogaritë e klientëve përmes falsifikimeve dhe ndërhyrjeve të paligjshme në sistemet bankare.
Sipas Policisë së Tiranës, hetimet nisën pas kallëzimeve të dy klientëve, të cilëve dyshohet se u janë vjedhur në total 309 740 euro dhe 92 000 dollarë nga llogaritë bankare.
Në kuadër të operacionit, me vendim të Gjykatës dhe në drejtimin e Prokurorisë, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për A.K., 33 vjeç, drejtor filiali, dhe G.H., 38 vjeç, zëvendësdrejtor filiali.
Ndërkohë, masa “Arrest në shtëpi” u vendos për pesë punonjëse të shërbimit bankar: G.B., 42 vjeçe, D.D., 24 vjeçe, O.K., 24 vjeçe, R.S., 27 vjeçe dhe Zh.B., 26 vjeçe. Po ashtu, katër punonjës të tjerë të bankës, E.Q., I.D., E.K. dhe B.M., u pezulluan nga detyra deri në përfundim të hetimeve.
Policia bëri me dije se është shpallur në kërkim edhe shtetasja B.N., 25 vjeçe, punonjëse e së njëjtës bankë, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente dhe duke kryer ndërhyrje në sistemet kompjuterike bankare, me qëllim përvetësimin e fondeve të dy klientëve. Veprimet e tyre dyshohet se janë realizuar në bashkëpunim dhe duke shfrytëzuar aksesin që kishin në sistemet e brendshme të bankës.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij