Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut, dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konliktit me Kleviol Ahmetin
Këngëtari Rigels Rajku i njohur si Noizy është paraqitur të mërkurën në GJKKO.
Rajku është thirrur në procesin e grupit të Laert Haxhiut në cilësinë e dëshmitarit. Gjatë dëshmisë së tij ai ka shpjeguar se si ka ndodhur konflikti me Kleviol Ahmetin dhe mbi tritolin e vendosur në lokalin e vetë Rajkut.
Noizy shpjegon se një natë para se të shpërthente tritoli, ai kishte pasur një konflikt me Kleviol Ahmetin, i njohur si “Cllevio”, ndaj të cilit Rigels Rajku shprehet se është një person që nuk ka pasur asnjëherë bashkëpunime dhe se ka pasur vazhdimisht kërcënime dhe ofendime nga ana e Ahmetit. Ndër të tjera, Rajku shton se Laert Haxhiun nuk e ka dëgjuar ndonjëherë.
Dëshmia e plotë e Rigels Rajkut:
Noizy: Kam dijeni për vendosjen e lëndës plasese në Durrës. Kam qenë në të njëjtën pallat ku u vendos ekspozivi, kam patur dritaren hapur. Kam qenë në gjumë , dëgjova shpërthimin dhe më doli gjumi kuptova që diçka ndodhi. Zbrita poshtë dhe kuptova që ishte vendosur një eksploziv. Më doli gjumi zbrita poshtë, ishte babi im poshtë, motra po ashtu mund të ketë ardhur, mamin e mbaj mend. Tritoli u vendos në katin e parë të pallatit ku qëndroja. Prindërit jetojnë në të njëjtin pallat , por në një kat më sipër. Kur zbrita, ngjarja kishte ndodhur rreth orës 03.00-04.00, unë u zgjova në orën 09.00. Ishin shkatërruar xhamat e lokalit dhe të dyqanit poshtë. Kam një firmë rrobash dhe një lokal, të dy pronat janë të miat. Pashë komshinjtë, polici pa fund dhe kishte plasur një tritol. Hyrja ishte komplet e shkatërruar dhe në kat të parë dhe në kat të dytë. Ishte shkaktuar një gropë e madhe në tokë nga sasia e tritolit. Ishte thyer mermeri komplet. Një hamendësim e kisha se kush e kishte bërë. Më ndodhi një problem një natë përpara te një tjetër lokal që kam në Durrës, me një person që është i fiksuar , sjelljet e një fansi të fiksuar… Po nuk i dhe vëmendje bëhet agresiv dhe sjell problemin deri tek shtëpia. Kur shan dhe kërcënon në rrjetet sociale ai të vjen dhe deri tek shtëpia. Kleviol Ahmeti është personi, sharjet që nga 2019 nuk janë ndalur asnjëherë. Njohje me Kleviolin nuk kam patur asnjëherë, as bashkëpunime. Është i fiksuar me mua, kërkon me sesbën vëmendjen time. Do të bëhet shok me mua, ndërkohë që unë s’dua të bëhem shok me të. Nuk ta shpjegoj dot nivelin e fiksimit të atij me mua. Nuk e di a e njihni, por del në Tik Tok dhe shan të gjithë botën. Ai e ka kuptuar që merr vëmendje kur përmendet “Noizy” dhe nuk e ka ndalur asnjëherë këtë gjë. Është një i çmendur pas meje. Më erdhi në lokal një ditë përpara shpërthimit për tu sqaruar demek, vjen me 20 vetë. Fjala e parë që thotë është “Ku është ai legeni”. Futet brenda , dalim jashtë dhe pastaj ndodh një konflikt fizik te shkallët e lokalit. Të nesërmen ndodhi tritoli. E kam takuar më përpara, ka ardhur me një shokun e vet për tu sqaruar kur unë isha me familjarët e mi. Kur dolëm nga lokali filloi prap avazin duke më sharë. I thotë vetës artist, ka bërë disa këngë. Ai bën shumë gjëra, por nuk bën asgjë. Ishte live Tik Tok gjatë gjithë kohës, tregonte armë në video, e dija që po vinte. Nuk njihja askënd nga ata që shoqërohej Klevioli. Erdhën me makina, me 5 të tilla. U largua me makinë pastaj, ishte pasagjer. Prezenca e tij në pronën e tij duke më ofenduar mua, sharjet, u bënë shkak për nxitjen e konfliktit. Erdhi brenda dhe më tha “Do të qëroj o pederast”. Kur erdhi në pronën time, unë e godita i pari, konflikti ndodhi disa sekonda. Pas kësaj ngjarje, ai më dogji edhe një automjet. Ai e ka gjyqin akoma hapur dhe nuk e di si ka dalë nga burgu. Iku në Dubai pagoi disa çuna nga Vlora dhe më dogjën makinën. Nga ana ime nuk ka situatë konfliktuale, nga ana e tij po. Për Laert Haxhiun nuk kam dëgjuar ndonjëherë, e dëgjova emrin e tij më mbrapa para 3 vitesh. E dëgjova kur u bë publik rasti im.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh