Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor

4 Qershor 2026 | 12:37

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Mal të Zi për të marrë pjesë samitin e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Po shkoj në Mal të Zi. Është shumë e rëndësishme që atje ta përfaqësoj Serbinë”, tha Vuçiç gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Ky konfirmim vjen në një kohë të tensioneve të rritura mes Beogradit dhe Podgoricës si dhe pas porosisë nga shërbimi serb i inteligjencës se Vuçiçi nuk duhet të shkojë në Mal të Zi, për shkak të rreziqeve të sigurisë.

Vuçiç tha se është i informuar për njoftimin e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), e cila e ka këshilluar të mos udhëtojë në Mal të Zi për shkak të, siç u tha, “veprimit armiqësor të shërbimeve të huaja dhe klaneve kriminale” në atë vend.

Ai shtoi se për çështje të tjera do të flasë në Mal të Zi.

Në deklarimin pas takimit me Costan, presidenti i Serbisë i tha mysafirit nga BE-ja: “Shihemi sonte në Mal të Zi, nëse nuk paraqes kërcënim hibrid”.

Një ditë më parë, nga Mali i Zi u dëbuan 87 burra, pasi kishin mbërritur po të njëjtën ditë me fluturim çarter nga Beogradi, me arsyetimin se përbënin “rrezik për sigurinë”, ndërsa mediat malazeze e përshkruan grupin si “sigurimi joformal i Vuçiçit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026