Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në Shqipëri rreth debatit për Zvërnecin.
Protestuesit jashtë Ambasadës kanë bartur parulla sikurse “Mos prekni tokat shqiptare”, “Mos ma prek Nartën”, si shenjë revolte për planet për ndërtim të jug të Shqipërisë.
Përfaqësuesja e kësaj organizate, Liridona Sjarina ka thënë para të pranishmëve se “perlat e detit shqiptar duhet ruajtur nga privatizimi neo-liberal”. Ajo e ka bërë përgjegjëse për këtë qeverinë shqiptare, dhe sic ka thënë marrëveshjet sekrete me dhëndrit e Presidentit Trump, Jared Kushner.
“Zvërneci dhe Sazani shpesh herë portretizoheshin në mediat ndërkombëtare si diamantet natyrore të Shqipërisë. Edhe si të tilla nuk është e çuditshme për ne, që nën këtë qeverisje grabitçare, herë do kur, apetitet e kapitalit global, të përfaqësuar me këtë rast prej Jared Kushner dhe Ivanka Trump, me zbarku në këto toka edhe të fillojnë shpronësimin e tyre prej publikut te privati”, tha Liridona Sjarina nga “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist”.
Sipas saj, projektet turistike po favorizojnë interesa të grupeve të pasura në dëm të komuniteteve lokale dhe mjedisit. Sjarina tha se protestuesit në Kosovë mbështesin qytetarët në Shqipëri në kundërshtimin e projekteve, që sipas saj, rrezikojnë natyrën dhe interesin publik.
Në fund të protestës që zgjati më pak se 30 minuta, protestuesit vendosën parrulla me mesazhe në hyrje të Ambasadës Shqiptare.
Policia e Kosovës e bllokoi rrugën gjatë protestës, e cila kaloi pa ndonjë incident.
Prej 4 ditësh me rahdë në Tiranë janë organiziuart protesta masive kundër projketit për investime në zonën e Zvërnecit.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi