Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

4 Qershor 2026 | 16:22

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një efektiv dhe u plagos një tjerër gjatë operacionit të arrestimit të Violand Braçellarit.

Ai theksoi se ka nisur hetimi disiplinor. Hita u pyet lidhur me operacionin teksa theksoi se nuk ka patur dijeni dhe se është zhvilluar nga drejtoria e Korçës. Sipas tij nëse do të ishte në dijeni do të ishin marrë masa edhe më të forta.

Hitaj shtoi se në operacionin për kapjen e të shumëkërkuarit Violand Bracellari kanë marrë pjesë 40 forca policie përfshi këtu ato të Shqiponja.

Ai theksoi se arma e përdorur nga autori ka mundur të çajë veshjen antiplumb. I pyetur nga gazetarët lidhur me personat e tjerë në kërkim të rrezikshëm në juglindje, ai ka shtuar se do të marrin një përgjigje të fortë nga Policia e Shtetit.

“Në momentin që është zhvilluar operacioni nuk kam pasur dijeni, masat për operacionin janë operacionale që i përkasin vetëm DVP Korçë, po të kishin kërkuar ndihmë do ishin marrë masa edhe më të forta.

Kam urdhëruar drejtorinë për të nisur hetim për procedurat standarde që janë ndjekur për hetimin e këtij shtetasi në kërkim. Të gjithë kanë qenë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov që ka përdorur autori, ka përshkuar tejpërtej edhe antiplumbin”, tha Hita ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026