Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të cilët prej ditësh kanë mbushur sheshet kundër ndërtimit në Zvërnec. Rama shkruan se “na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”.
“LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA. O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti
Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, shkruan Rama.
Rama tha se edhe në Mal të Zi një investim i resortit ku ndodhej fillimisht nuk ishin dakord por sot organizon me samitin e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij fillimisht ishte planifikuar të ndodhte në Durrës ky port por në vendin tonë nuk iu hapën dyert.
“Jam në Porto Montenegro, për të cilin kam folur disa herë këto ditë, i cili është motori i parë i transformimit ekonomik të Malit të Zi. Një vend ku unë vij për herë të parë, nuk kam ardhur kurrë më parë. Gjithmonë kam pasur një ndjenjë pasi di mirë historinë se si u ndërtua ky vend nga dikush, një burrë jete dhe i pasionuar nga Kanadaja, i cili trokiti më parë në Shqipëri dhe donte të bënte një port turistik me këtë ambicie në Durrës. E keqtrajtuan dhe e detyruan të largohet, duke mos i hapur fare dyert.
Në Mal të Zi iu hapën dyert e qeverisë, por jo gjithçka shkoi që në fillim ashtu siç duket sot. Dhe sot jam këtu sepse këtu, Mali i Zi organizon me ecurinë e tij samitin e Ballkanit Perëndimor, dhe jam me dikë që mund të na tregojë. Faleminderit që na jep këtë moment, menaxheri i këtij resorti me nam”, tha ai ndër të tjera.
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë