Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”

4 Qershor 2026 | 22:23

Grupi më i madh i protestuesve është drejtuar mbrëmjen e kësaj të enjteje drejt Sheshit “Skënderbej”, ndërsa thirrjet kanë qenë të njëjta me ato të dëgjuara edhe një natë më parë pas protestës masive në qendër të Tiranës.

Duke raportuar live në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, gazetari Ardit Hoxha tha se protestuesit po u bëjnë thirrje qytetarëve që ndodhen në lokalet përreth që t’i bashkohen marshimit.

“Turma ose grupi më i madh i protestuesve është duke shkuar tani drejt sheshit ‘Skënderbej’. Thirrjet janë të njëjtat siç kemi parë edhe mbrëmë pas protestës masive tek sheshi ‘Skënderbej’. Pra, bëhet thirrje qytetarëve që janë në kafenetë përreth që të bashkohen”, u shpreh Hoxha.

Sipas gazetarit, gjatë lëvizjes së protestuesve pranë Bashkisë së Tiranës është dëgjuar për herë të parë një thirrje e re, e cila është artikuluar në kor nga pjesëmarrësit.

“Thirrja e parë e dëgjuar për herë të parë mbrëmjen e sotme ka qenë momenti kur protestuesit ishin afër Bashkisë dhe kanë thirrur në kor: ‘Rama bashkohu me Veliajn!’”, raportoi Hoxha.

Ai sqaroi se thirrja kishte një simbolikë politike, duke iu referuar situatës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“Në një farë mënyre simbolike, që ashtu sikurse kryebashkiaku i Tiranës ndodhet prej më shumë se një viti në qelitë e burgut të Durrësit, të njëjtin fat të ketë edhe kryeministri Rama”, tha gazetari.

Ndërkohë, protestuesit kanë mbërritur pranë Sheshit “Skënderbej”, ndërsa marshimi ka zgjatur më shumë se një ditë më parë për shkak të masave të bllokimit të vendosura në zonën përreth sheshit.

Hoxha raportoi gjithashtu se gjatë lëvizjes së protestuesve janë dëgjuar herë pas here edhe thirrje të ndryshme në sfond, përfshirë disa që kanë pasur në shënjestër mediat.

“Në këto momente janë afruar protestuesit drejt sheshit ‘Skënderbej’. Ka zgjatur ndoshta pak më shumë sesa dje ky parakalim i mbrëmjes së sotme, për shkak edhe të bllokimit që ishte vendosur përreth sheshit. Ndërkohë që vazhdimisht ka thirrje në sfond, përfshirë edhe ndaj mediave”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026