Arbitri shqiptar Florian Lata do të gjykojë finalen e Euro U-17 mes Belgjikës dhe Italisë
Arbitri shqiptar Florian Lata është caktuar të drejtojë finalen e Kampionatit Europian U-17 “Estoni 2026”, një nga ndeshjet më të rëndësishme të kalendarit të UEFA-s për futbollin e moshave.
Finalja mes Belgjikës dhe Italisë do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Lillekula staadion” në Talin, në orën 19:00. Florian Lata është caktuar si arbitër kryesor, ndërsa në ekipin e arbitrimit do të jetë edhe asistenti shqiptar Mario Shazivari. Asistent i dytë do të jetë Nikola Borovic nga Serbia, ndërsa arbitër i katërt Thomas Gary Owen nga Uellsi.
Ky emërim vjen pas paraqitjeve të mira të Florian Latës gjatë turneut në Estoni, ku ai ka drejtuar ndeshje si Estoni – Kroaci dhe Francë – Mali i Zi.
Finalja e Kampionatit Europian U-17, Belgjikë – Itali, do të transmetohet live në FSHF TV.
GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore
Pako me pjesë armësh nga SHBA, arrestohet 32-vjeçari që e priste në Tiranë
Rama pyetet për Zvërnecin në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: S’ka projekt të miratuar, pas protestave elementë iranianë
- 13:56 Dëmtoi instalacionin “I Love Mitrovica”, policia e Kosovës ndalon kryetarin e Mitrovicës së Veriut
- 13:45 Paralajmërimi i Iranit: Bazat amerikane të përfshira në sulme janë objektiva legjitime
- 13:42 FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026
- 13:38 GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore
- 13:29 “Makbethat humbën qetësinë”, Spiropali për protestën: Duhet një Marrëveshje e re për Shqipërinë
- 13:23 Lideri suprem i Iranit miraton faljen për mbi 2,000 të dënuar