Rama pyetet për Zvërnecin në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: S’ka projekt të miratuar, pas protestave elementë iranianë

5 Qershor 2026 | 12:25

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Malin e Zi, për Samitin BE–Ballkani Perëndimor që mbahet në Tivat, ndërsa interesi i gazetarëve për ta pyetur në lidhje me Zvërnecin dhe protestat që po mbahen në Shqipëri ka qenë i lartë. I pyetur për këtë çështje ai bëri një prononcim të shkurtër para mediave teksa nënvizoi se nuk ka ende një projekt për t’u miratuar dhe si rrjedhojë, as arsye për t’u shqetësuar.

“S’ka asgjë për të diskutuar sepse s’ka asnjë projekt të miratuar. Së pari duhet të kemi një projekt, ta diskutojmë dhe miratojmë. Faktet kanë gjithnjë rëndësi. S’ka arsye për t’u shqetësuar sa kohë që s’ka projekt. Arkitektët duan të bëjnë diçka unike dhe një dhuratë të mrekullueshme për Shqipërinë”, tha Rama.

Sa i përket protestave për Zvërnecin, kreu i qeverisë deklaroi se nuk bëhet fjalë për një çështje mjedisore, por për një “luftë hibride”.

Sipas tij, pas protestës qëndrojnë elementë iranianë, të cilët, siç u shpreh ai, kanë qenë të përfshirë edhe herë të tjera në sulme të ngjashme.

“Atje nuk është çështje mjedisore, është luftë hibride. Pas protestës janë iranianët, që kanë qenë edhe herë të tjera të përfshirë në sulme”, shtoi ai.

Rama hodhi poshtë pretendimet mbi projektin në Zvërnec, duke deklaruar se ai nuk është ai për të cilin është folur publikisht dhe se qytetarëve u janë shfaqur video të rreme të prodhuara në Tiranë.

“Projekti në Zvërnec nuk është ai që është folur. Keni parë video false nga Tirana”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore

Pas më shumë se një ore në dhomë këshillimi, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur rrëzimin e kërkesës që ish-presidenti...
13:38 | 05/06/2026

“Makbethat humbën qetësinë”, Spiropali për protestën: Duhet një Marrëveshje e re për Shqipërinë

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen për çështjen e Zvërnecit, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë...
13:29 | 05/06/2026

Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit mes duartrokitjesh (VIDEO)

Enea Mekolli, efektivi i Shqiponjave i vrarë një ditë më parë gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari u përcoll për në banesën e...
12:29 | 05/06/2026