Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit të “Rrugores” i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
5 Qershor 2026 | 14:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte në kryeqytet, ku një efektiv i Policisë Rrugore, në krye të detyrës pranë zonës së “Kthesës së Kamzës”, është sulmuar nga një person. Autori, i identifikuar si Dorian Kasa, i është afruar nga pas dhe i ka vendosur një thikë në fyt.

Fatmirësisht, efektivi ka reaguar me shpejtësi, duke arritur të shmangë plagosjen dhe pa u prekur nga thika.

Dorian Kasa është shoqëruar në ambientet e policisë, ku nuk ka treguar bashkëpunim dhe nuk ka dhënë arsye për veprimin e tij por dyshohet se mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin D. K., 38 vjeç.

Më datë 05.06.2026, rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt, mjetin prerës (thikë) që kishte me vete, një punonjësi të Policisë që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor.

Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit, armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Vlorës lë në burg dy punonjës të sigurisë private, të arrestuar pas incidentit në Zvërnec

Dy punonjësit e sigurisë private, Artur Grami dhe Gazmend Vathi, kanë dalë ditën e djeshme para Gjykatës së Vlorës, pas arrestimit të tyre në lidhje...
15:53 | 05/06/2026

Lumë njerëzish në lamtumirën e fundit të Enea Mekollit, Dëshmor i Atdheut (VIDEO)

Enea Mekolli, efektivi i Shqiponjave i vrarë një ditë më parë gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari u përcoll për në banesën e...
14:54 | 05/06/2026

GJKKO nuk pranon kërkesën që Meta të dalë nga kafazi prej xhami në seancat gjyqësore

Pas më shumë se një ore në dhomë këshillimi, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur rrëzimin e kërkesës që ish-presidenti...
13:38 | 05/06/2026