Vuçiç nga Mali i Zi: Serbia do shënojë përparim në rrugën e integrimit

5 Qershor 2026 | 15:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, deklaroi sot në Tivat, para nisjes së Samitit “Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor”, se beson që Serbia do të shënojë përparim në rrugën e saj drejt integrimit evropian në periudhën e ardhshme, por theksoi se për këtë nevojiten reforma të shumta.

I pyetur nga gazetarët nëse Serbia është më afër Bashkimit Evropian apo Rusisë, Vuçiç përsëriti se Serbia ndodhet në rrugën evropiane dhe se anëtarësimi në BE mbetet objektivi i saj strategjik.

Ai theksoi se është një njeri i lirë që udhëheq një shtet me politikë sovrane dhe të pavarur, si dhe një popull “që e do lirinë”.

Vuçiç bëri të ditur se gjatë mëngjesit zhvilloi bisedime të mira me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, si dhe me zyrtarët e BE-së, Ursula von der Leyen dhe António Costa.

“Besoj se do të shohim përparim të Serbisë në rrugën evropiane dhe kemi shumë punë për të bërë. Ajo për të cilën foli Macron është se të gjithë vërejnë se Serbia është bërë, në çdo aspekt dhe në përpjesëtim me madhësinë e saj, ekonomia më e fuqishme e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Vuçiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, Macron dhe Merz kërkojnë konsensus për zgjerimin e Unionit

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Friedrich Merz iu bashkuan këtë të premte liderëve evropianë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Mal të Zi, ndërsa...
15:46 | 05/06/2026

Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Tivat ku po përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani-Perëndimor, tha se Kosova ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe...
15:35 | 05/06/2026

Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë

Tensione janë regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku Policia e Kosovës ndaloi përkohësisht kryetarin e komunës, Millan Radojeviç, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac,...
15:28 | 05/06/2026