Mbi 50 qytete bashkohen kundër nxehtësisë ekstreme, nga Athina deri në Oulu

5 Qershor 2026 | 20:28

Më shumë se 50 kryetarë bashkish nga e gjithë bota po bashkojnë forcat për të mbrojtur qytetarët nga nxehtësia ekstreme, e cila konsiderohet tashmë rreziku klimatik më vdekjeprurës në planet.

Nisma e re “50@50”, e udhëhequr nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), synon të ndihmojë qytetet të ndajnë zgjidhje praktike dhe të forcojnë qëndrueshmërinë përballë valëve gjithnjë e më të shpeshta të të nxehtit.

Qyteti turk i Antalias, i cili vitin e kaluar përjetoi temperatura rekord mbi 46 gradë Celsius, është një nga pjesëmarrësit kryesorë të projektit. Autoritetet lokale kanë zhvilluar një plan veprimi bazuar në hartëzimin e zonave më të rrezikuara nga nxehtësia, duke investuar në hapësira të gjelbra, sisteme paralajmërimi të hershëm dhe infrastrukturë ftohëse.

Edhe Athina po ndërmerr masa të ngjashme. Kryeqyteti grek po krijon një park metropolitan prej 215 mijë metrash katrorë në një nga zonat më të prekura nga temperaturat e larta dhe ka nisur një program për mbjelljen e mijëra pemëve çdo vit.

Ndërkohë, edhe qyteti finlandez Oulu, i vendosur pranë Rrethit Arktik, është përfshirë në iniciativë pas valëve të pazakonta të të nxehtit që goditën vendin vitin e kaluar. Autoritetet po rishikojnë planifikimin urban për t’iu përshtatur kushteve të reja klimatike.

Sipas Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, nxehtësia ekstreme po transformon jetën në qytete anembanë botës dhe kërkon veprime urgjente. Gjatë vitit të ardhshëm, një numër qytetesh do të testojnë kapacitetet e tyre për t’u përballur me skenarë edhe më ekstremë të temperaturave, në përpjekje për të mbrojtur banorët dhe infrastrukturën urbane nga efektet e krizës klimatike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita në Spanjë, Vatikani: Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik

Papa Leo do të takohet me të mbijetuarit e abuzimit seksual nga kleri katolik gjatë vizitës së tij njëjavore në Spanjë. Kështu ka njoftuar Vatikani...
21:28 | 05/06/2026

Trupi i gjetur në një depo i përket 11-vjeçares së zhdukur në Francë, shkaqet e vdekjes ende nuk dihen

Trupi që u gjet të enjten në një depo në Francë, i përket Lianës 11-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej ditësh. Trupi i fëmijës është identifikuar...
21:14 | 05/06/2026

BE-ja po ecën drejt planit ‘anëtarësim të lehtë’ për vendet kandidate

Udhëheqësit e BE-së po kërkojnë konsensus mbi një plan për t’u ofruar vendeve kandidate disa nga përfitimet ekonomike dhe politike të anëtarësimit, ndërsa ato lundrojnë...
20:45 | 05/06/2026