U vra në krye të detyrës në Maliq, ministri Lamallari dhe Skënder Hita marrin pjesë në varrimin e efektivit Enea Mekolli
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, drejtori i AMP Klevis Qose kanë shkuar për ngushëllim te familja e efektivit Enea Mekolli, i cili u vra me armë zjarri në zonën malore të Lozhanit në Maliq nga Violand Braçellari.
Zyrtarë të politikës morën pjesë në varrim në nder të efektivit duke e përcjellë me nderime dhe duke i dhënë familjarëve të tij flamurin shqiptar, kapele dhe cerefikatën e Dëshmorit të Atdheut.
Familja e efektivit ka kërkuar që i ndjeri të mos varroset në varrezat e dëshmorëve, siç e parashikon statusi për dëshmorët e atdheut por në fshatin e tij.
Niko Peleshi, kryeparlamentari gjithashtu ka marr pjesë në lamtumirën e fundit të Enea Mekollit.
Ngjarja ndodhi kur gjashtë efektivë të Shqiponjave u nisën me një furgon për të arrestuar të shumëkërkuar Violand Braçellari, por ky i fundit hapi zjarr duke lënë të vdekur me një plumb në kokë efektivin Enea Mekolli dhe duke plagosur kolegun e tij, Edison Adri, me dy plumba në kokë e qafë.
Gjatë ditë së sotme ministri Lamallari gjithashtu ndau një mesazh të cilin mbajti në nder të efektivit gjatë varrimit.
“E veshi uniformën me dinjitet dhe e nderoi atë me sakrificën më të lartë. Mbrojti rendin dhe sigurinë e qytetarëve me ndershmëri, guxim dhe përkushtim deri në frymën e fundit. Emri i tij do të mbetet i gdhendur në kujtesën e Policisë së Shtetit dhe në historinë e atyre që zgjodhën t’i shërbejnë Shqipërisë me uniformë. Nderim i përjetshëm për Dëshmorin e Atdheut, Enea Mekolli”, shkruan Lamallari.
Kontrolle për fuqi të lartë motorike, Policia Kufitare në Ksamil bllokon 8 mjete ujore pas vdekjes së 22-vjeçarit
Kanabis në formë karameleje, Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rrezikun
Aksion tjetër i Prokurorisë dhe policisë, goditen call-centerat në Tiranë! Bashkëpunim me autoritetet austriake
- 18:16 Komisioni Evropian prezanton planin e veprimit për menaxhimin e emigracionit në rrugën e Kanalit
- 18:10 Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së
- 18:07 Shtatë persona në pranga në Itali për sulme terroriste dhe sabotim
- 17:54 Greqia raporton gjashtë shkelje të hapësirës ajrore nga avionët turq në Egje, dy F-16 ishin të armatosur
- 17:51 Gana apelon vendimin e Kanadasë për refuzimin e vizës së Partey për Kupën e Botës
- 17:45 Inteligjenca amerikane vlerëson: Irani mund të bllokojë Ngushticën e Hormuzit sipas dëshirës