Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

16 Qershor 2026 | 18:10

Gjatë seancës plenare të Parlamentit Evropian mbi të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, eurodeputeti Andreas Schieder vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar vendin si një nga kandidatët më të avancuar në procesin e zgjerimit.

Schieder theksoi se Shqipëria tashmë ka “një këmbë në kampin evropian”, duke nënvizuar mbështetjen e gjerë publike dhe politike për integrimin evropian. Sipas tij, mbi 90 për qind e qytetarëve shqiptarë mbështesin anëtarësimin në BE, ndërsa objektivi për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2026 është tashmë një perspektivë realiste.

“Shqipëria ka treguar një angazhim të jashtëzakonshëm ndaj modelit të Bashkimit Evropian. Hapja e të gjitha grupkapitujve të negociatave brenda 13 muajve dëshmon vullnetin politik për të çuar përpara reformat”, deklaroi ai.

Eurodeputeti vlerësoi gjithashtu përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe miratimin e legjislacionit për mbrojtjen e sinjalizuesve, duke theksuar se procesi i anëtarësimit duhet të sjellë përmirësime konkrete në jetën e qytetarëve dhe të mos perceptohet thjesht si një proces teknik.

Një pjesë e rëndësishme e fjalës së Schieder iu kushtua turizmit të qëndrueshëm, një temë që, sipas tij, është diskutuar gjerësisht në Shqipëri.

“Turizmi i qëndrueshëm është e vetmja rrugë përpara. Turizmi krijon vende pune dhe rritje ekonomike”, tha ai.

Schieder shprehu bindjen se vendi do të vazhdojë të zbatojë këto standarde për të mos rrezikuar progresin e arritur në procesin e integrimit.

Duke folur për sfidat e ardhshme, ai theksoi se zgjerimi nënkupton mbi të gjitha zbatimin e reformave afatgjata që forcojnë shtetin e së drejtës, drejtësinë sociale dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Si raportues dhe njohës i zhvillimeve në Shqipëri, Schieder tha se gjatë vizitave të shumta në vend ka vërejtur një nivel të lartë optimizmi dhe angazhimi nga institucionet, shoqëria civile dhe qytetarët.

“Shqipëria dhe qytetarët e saj po punojnë së bashku për të arritur këto objektiva. Kjo është arsyeja pse jam i bindur se Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të Bashkimit Europian”, përfundoi eurodeputeti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026

Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin

Ekonomisti Alfred Muharremi ka reaguar lidhur me komentet dhe vlerësimet negative ndaj bizneseve turistike në Shqipëri, duke i cilësuar ato si të dëmshme për ekonominë...
21:33 | 11/07/2026

Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara si një ngjarje me rëndësi historike për Aleancën e Atlantikut të...
16:00 | 11/07/2026