Natyrë e paprekur dhe tradita lokale, pse turistët po zgjedhin Librazhdin

6 Qershor 2026 | 15:56

Mes maleve të gjelbëruara, pyjeve të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë dhe peizazheve mahnitëse të Fushë-Studënit, Librazhdi po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara të turizmit malor në Shqipëri.

Natyra e paprekur, ushqimet tradicionale dhe mikpritja e banorëve po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj, duke e kthyer turizmin në një nga sektorët me zhvillimin më të shpejtë në këtë zonë.

Vizitorët vlerësojnë jo vetëm bukuritë natyrore, por edhe atmosferën e veçantë që ofron qyteti.

Një turist nga Podujeva shprehet se Librazhdi është një qytet i vogël, por me shumë vlera.

“Vijmë nga Podujeva. Librazhdi na pëlqen shumë. Është një qytet i vogël, por me zemër të madhe. Ka aktivitete, kulturë, njerëz të mirë dhe bujarë. Banorët janë mikpritës, ndërsa ambienti dhe natyra janë të shkëlqyera. Na pëlqen veçanërisht lumi Shkumbin, i cili i jep qytetit një bukuri të veçantë”, thotë ai.

Edhe turistë të tjerë vlerësojnë pasuritë natyrore dhe produktet tradicionale të zonës.

“Po e shijojmë shumë natyrën. Është një zonë turistike shumë e bukur, sidomos Fushë-Studëni. Ajo që na ka lënë më shumë përshtypje është ushqimi bio, por edhe gjithçka tjetër që ofron kjo zonë”, shprehet një vizitore.

Sipas kryetarit të Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, interesi për këtë destinacion po rritet nga viti në vit.

“Gjatë vitit të kaluar, Librazhdi është vizituar nga rreth 192 mijë turistë vendas dhe të huaj. Deri në fund të këtij viti presim që numri i vizitorëve të kalojë 300 mijë. Kjo vjen si rezultat i promovimit të vazhdueshëm të zonës dhe bashkëpunimit me institucionet e turizmit. Synimi ynë është ta kthejmë Librazhdin në një destinacion të rëndësishëm të turizmit malor”, deklaroi Disha.

Me pasuritë natyrore, traditat dhe kulturën lokale, Librazhdi po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit malor në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët në ditën e 7-të të protestës

Përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur edhe këtë të shtunë në sheshin “Skënderbej”, nga ku do të marshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e...
18:11 | 06/06/2026

Fushatë depistimi falas për 3 muaj për kancerin e qafës së mitrës, mjekët: Nëse kapet në kohë, shërohet

Prej vitit 2019, të gjitha qendrat shëndetësore në vend ofrojnë depistimin për virusin HPV (Human Papilloma Virus), i cili është shkaktari kryesor i kancerit të...
16:44 | 06/06/2026

Turisti gjerman rrëshqet me biçikletë në rrugën Përmet–Çarçovë, transportohet në spital

Një turist nga Gjermania ka mbetur i lënduar si pasojë e një incidenti të regjistruar këtë të shtunë, teksa udhëtonte me biçikletë në rrugën kombëtare...
16:26 | 06/06/2026