Zgjedhjet në Kosovë, Haxhiu voton: Sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e fortë është demokracia jonë

7 Qershor 2026 | 12:09

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka votuar sot në shkollën “Meto Bajraktari”, në Prishtinë.

Me këtë rast, Presidentja Haxhiu ka ftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që sot, ditë e diel, 7 qershor, të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë”, ka thënë Presidentja Haxhiu.

Ajo ftoi të gjitha palët dhe të gjithë qytetarët që kjo ditë zgjedhjesh të kalojë me maturi, respekt të ndërsjellë dhe dashuri për vendin.

“Unë sapo ushtrova të drejtën time të votës. Me këtë rast, nga këtu i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që sot të dalin dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Sa më e lartë pjesëmarrja në këto zgjedhje, aq më e fortë është demokracia jonë. I ftoj të gjithë palët, të gjithë qytetarët që në këtë ditë të bukur me diell të dëshmojmë maturi, respekt për njëri-tjetrin dhe dashuri për vendin”, tha Haxhiu.

Në fund, Haxhiu falënderoi qytetarët, mediat dhe të gjithë ata që gjatë ditës janë të angazhuar në procesin zgjedhor, duke uruar që dita të kalojë sa më lehtë dhe sa më mbarë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se pas përfundimit të procesit zgjedhor, Kosova ka nevojë që sa më shpejt të...
13:57 | 07/06/2026

Djali i Hashim Thaçit: Presim që ndryshimi të ndodh

Pasardhësit e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë votuar ditën e sotme...
13:30 | 07/06/2026

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, pjesëmarrja kaloi 14% deri në orën 13:00. Procesi i votimit vijon

Qytetarët e Kosovës po marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën, të tretat në rreth 18 muaj, pas dështimit të partive për të...
12:35 | 07/06/2026