Tre tërmete të forta tronditin Athinën, sa ishin magnitudat

7 Qershor 2026 | 12:14

Tre tërmete të forta tronditën  Atikën të dielën pasdite. Lëkundja e parë ishte me magnitudë 4.8 ballë sipas shkallës Rihter, me epiqendër 6 kilometra në jug të Prokopit, Evia. Dy tërmete të tjera pasuan në të njëjtën zonë, ku më i forti arriti në 5.2 ballë sipas shkallës Rihter, me epiqendër gjithashtu pranë Prokopit.

Tërmetet u ndjenë veçanërisht në shumë zona dhe në Atikë.

Kostas Papazachos, profesor i sizmologjisë në Universitetin Aristotel të Selanikut, foli për “tërmete të përsëritura”. Ai tha se Evia veriore është një zonë me shumë çarje aktive. “Vibracionet sizmike nuk shkaktojnë shqetësim”, sipas tij.

“Kemi rrëshqitje të gjera dheu, nuk janë regjistruar të lënduar. Rrëshqitjet e dheut janë në rrugët në zonat Plakias dhe Dafnousa”, tha për ERT kryetari i bashkisë së Mantoudit, Yiannis Tsapourniotis.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori britanik në Kosovë: Institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt pas zgjedhjeve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka deklaruar se pas përfundimit të procesit zgjedhor, Kosova ka nevojë që sa më shpejt të...
13:57 | 07/06/2026

Djali i Hashim Thaçit: Presim që ndryshimi të ndodh

Pasardhësit e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë votuar ditën e sotme...
13:30 | 07/06/2026

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, pjesëmarrja kaloi 14% deri në orën 13:00. Procesi i votimit vijon

Qytetarët e Kosovës po marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën, të tretat në rreth 18 muaj, pas dështimit të partive për të...
12:35 | 07/06/2026