Zgjedhjet në Kosovë, ambasadori gjerman: Po vëzhgojmë procesin me 4 ekipe. Gjithçka, qetë dhe pa probleme

7 Qershor 2026 | 16:30

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph këtë të diele ndodhet në terren teksa po monitoron ecurinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend. Rudolph përmes një video në rrjetet sociale theksoi se po monitorojnë procesin me ekipe.

Ai theksoi se deri tani gjithçka duket e qetë dhe se procesi i votimit po zhvillohet pa problem.

‘’Përshëndetje, sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme. Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë’’, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti thirrje qytetarëve: Votoni. Vendosim për zhvillimin, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak minuta më parë ka shpërndarë në rrjetet sociale një video teksa u bën thirrje qytetarëve që të dalin dhe...
16:53 | 07/06/2026

Ndalohen dy persona në Kosovë, dyshohet se grisën fletët e votimit

Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi dyshohet se kanë grisur fletët e votimit gjatë...
15:26 | 07/06/2026

Dardan Molliqaj voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin masivisht në votime

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka votuar këtë të dielë në zgjedhjet parlamentare dhe ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të lartë të...
14:08 | 07/06/2026