“Duam shërbim dinjitoz”, qytetarët protestojnë për kushtet në Spitalin e Lushnjës

7 Qershor 2026 | 13:03

Dhjetëra banorë të Lushnjës kanë zhvilluar paraditen e kësaj të diele një protestë, duke kundërshtuar kushtet që, sipas tyre, janë jashtë standardeve në Spitalin e Lushnjës. Tubimi është iniciuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi.

“Qytetarët e Lushnjës sot po protestojnë për një të drejtë bazike, për shërbim shëndetësor dinjitoz. Spitali i Lushnjës nuk mund të vazhdojë të funksionojë me këto kushte që nuk i përgjigjen nevojave të qytetarëve që janë taksapagues dhe meritojnë shërbim cilësor”, u shprehën pjesëmarrësit gjatë protestës.

Gjatë tubimit, protestuesit shprehën indinjatën e tyre për mungesën e kushteve dhe problematikat me të cilat përballet spitali, duke kërkuar ndërhyrje urgjente për përmirësimin e shërbimeve.

“Ky është një shërbim jetik që duhet të ofrohet në çdo kohë dhe me standarde dinjitoze, pasi bëhet fjalë për shëndetin e qytetarëve”, u shprehën disa nga protestuesit.

Pas protestës në ambientet pranë spitalit, qytetarët u nisën në këmbë drejt Bashkisë së Lushnjës, ku vijuan tubimin në sheshin qendror të qytetit. Protesta u përmbyll me thirrje për investime dhe për përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor lokal.

Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale, deputeti Saimir Korreshi shkruan se qytetarët e Lushnjës ngritën zërin për kërkesën e tyre për një spital rajonal me kushte dinjitoze.

“Sot Lushnja foli, qytetarët kërkuan një Spital Rajonal me kushte dhe standarde dinjitoze për të gjithë ne”, shkruan Korreshi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për protestat: Manipulimet dhe akuzat e pavërteta nuk na ndalin drejt zhvillimit

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të hënë në Shkodër, në kuadër të turit të takimeve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Në aktivitetin e zhvilluar...
19:01 | 08/06/2026

Berisha: PD mbështet çdo protestë qytetare, ata janë “brezi dixhital”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e tij për protestat qytetare, duke i cilësuar ato si një reagim të brezit të ri...
17:21 | 08/06/2026

Inflacioni në Shqipëri drejt rritjes, INSTAT publikon shifrat e majit

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, norma vjetore e inflacionit u rrit nga 2.8% në prill në 3% në maj, duke reflektuar shtimin e...
16:59 | 08/06/2026