Korça çel sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve (FOTO)

7 Qershor 2026 | 18:50

Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, ku grupe të shumta shqiptare dhe të huaja parakaluan në rrugët kryesore të qytetit, duke sjellë ngjyra, muzikë dhe atmosferë festive.

Për të disatin vit radhazi, karnavalet janë kthyer në një traditë të veçantë të qytetit, ku jo vetëm grupet pjesëmarrëse, por edhe vetë qytetarët bëhen pjesë e festës përmes maskave dhe kostumeve shumëngjyrëshe.

Në paradën e këtij viti morën pjesë grupe nga vende të ndryshme, të cilat sollën personazhe dhe elementë karakteristikë të kulturave të tyre. Për herë të parë në festival ishte i pranishëm edhe një grup arbëreshësh nga Kalabria.

Një pjesëmarrëse nga Serbia u shpreh e emocionuar për eksperiencën e saj të parë në Shqipëri.

“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe jam shumë e lumtur. Ne vijmë nga veriu i Serbisë, jemi një grup prej 20 vajzash të veshura si princesha dhe me veshje të tjera që tregojnë bukuritë femërore. Do të kërcejmë dhe do të prezantojmë kulturën tonë”, thotë ajo.

Edhe grupi nga Rumania solli personazhe të njohura të folklorit dhe përrallave rumune.

“Ne jemi grupi rumun. Është hera e parë në Shqipëri dhe në Korçë. Po sjellim në këto karnavale personazhet e përrallave rumune, mbretëresha, magjistare dhe kafshë të ndryshme. Po ndihemi shumë mirë, sidomos mes grupeve të tjera të huaja.”

Përfaqësuesit arbëreshë treguan se kanë sjellë në Korçë veshjet tradicionale që përdoren në festat dhe ceremonitë e tyre.

“Ndihemi shumë mirë. Është hera e parë që vijmë në Korçë. Ky kostum është antik dhe ne e përdorim në festat familjare dhe kur shkojmë në kishë.”

“Ky është kostumi i burrave. Kështu vishen burrat arbëreshë në Kalabri. Ky është një kostum më i ri, por ruan elementët tradicionalë të kulturës sonë.”

Drejtoresha e Artit dhe Kulturës në Bashkinë e Korçës, Blerta Belliu, tha se qyteti është përfshirë plotësisht nga atmosfera festive dhe se gjithnjë e më shumë qytetarë po bëhen pjesë aktive e karnavaleve.

“Karnavalet e Korçës, përveç kostumeve dhe traditës që duam ta ruajmë, kanë sjellë edhe grupe nga Rumania, Greqia, Polonia, diaspora dhe vende të tjera. Sot çelim zyrtarisht sezonin turistik, që përkon me të shtunën e parë të muajit qershor. Karnavalet kanë krijuar një atmosferë shumë të bukur dhe më bën përshtypje fakti që edhe vetë qytetarët kanë marrë kostume dhe kanë dalë në qytet për të festuar”, thotë Blerta Belliu, Drejtoreshë e Artit dhe Kulturës.

Vitet e fundit, Korça ka njohur një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, veçanërisht të turistëve të huaj, ndërsa aktivitete të tilla kulturore po kthehen në një nga atraksionet kryesore të sezonit turistik në qytet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagoset 27-vjeçari në Vlorë, plumbi i hyn në këmbë dhe i del në anën tjetër

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve të para, një i ri rreth 27...
18:40 | 07/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbyllet votimi, pjesëmarrja 36.33 %, nis procesi i numërimit! Publikohen exit pollet

Qytetarët e Kosovës kanë votuar këtë të diele në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të tretat në rreth 18 muaj, pas dështimit të partive për të...
18:30 | 07/06/2026

Rama reagon për blogerët protestues: Na tregojnë moral ata që s’deklarojnë të ardhurat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër gjatë një takimi me mbështetës të Partisë Socialiste në Elbasan, duke iu drejtuar blogerëve dhe influencuesve që kanë marrë...
18:26 | 07/06/2026