Rama reagon për blogerët protestues: Na tregojnë moral ata që s’deklarojnë të ardhurat

7 Qershor 2026 | 18:26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër gjatë një takimi me mbështetës të Partisë Socialiste në Elbasan, duke iu drejtuar blogerëve dhe influencuesve që kanë marrë pjesë në protestat e fundit.

“Dhe ngjyrat e flamingove nuk janë rastësisht si të PS-së, sepse ne nuk jemi tradhtarë. Na tregojnë këta korrupsionin, blogerët që nuk lënë para pa mbledhur duke treguar të gjitha anët e trupit që unë i kam treguar pa lekë kur isha i ri dhe që nuk japin një euro taksë shtetit dhe popullit shqiptar. Blogerë, influencues, na tregojnë ne tradhtarë, disa analistë e gazetarë që paguhen me lekë nën dorë, nuk deklarojnë pagat, bëjnë pushime mes betonit dhe na qajnë hallin e flamingove. Ne nuk kemi asnjë problem të shkojnë ku të duan, por moralin të matet mirë secili nga ata, nuk na e tregon dot ne dhe PS-së. Blogaerat të kapin njëri-tjetrin dhe të vishen si flamengo dhe si unë dhe të luftojnë kush fiton”, tha Rama.

Ai tha se Shqipëria, sipas tij, është transformuar në mbrojtjen e faunës dhe mjedisit, duke përmendur edhe moratoriumin e gjuetisë dhe mbrojtjen e specieve si flamingot.

“Nëse je i shqetësuar për flamingot dhe natyrën, ti duhet të jesh i pari që i bën jehonë të vërtetave, jo manipulimeve. Duhet të verifikosh faktet dhe të flasësh mbi bazën e tyre, jo të kërkosh dorëheqje. Çfarë dorëheqjeje? Dorëheqje nga misioni i PS për të anëtarësuar Shqipërinë në BE? Kush do ta përfaqësojë Shqipërinë atje dhe do të negociojë me BE-në? Kush do t’i dalë për zot vendit? Ata që mendojnë se mjafton të vishesh si flamingo, të dukesh “seksi” dhe pastaj të të ndjekin të tjerët pas? Ne nuk jemi tradhtarë, por shpëtimtarë të një vendi ku dikur flamingot vriteshin me çifte për qejf.. Ne jemi shpëtimtarët e një vendi ku flamingot vriteshin për qejf, ku vriteshin zogjtë. Ne jemi shpëtimtarët e faunës sepse vumë 10 vjet moratorium kundër gjuetisë. Dhe faktet, jo fjalët, tregojnë se flamingot nuk vinin fare këtu, sepse janë zogj shtegtarë, nuk vinin sepse i priste çiftja, pushka dhe horrat që kishin liri të bënin masakra në çdo vend ku kishte shpendë e kafshë”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se në të kaluarën, sipas tij, janë përdorur metoda të paligjshme për shkatërrimin e peshkut dhe faunës ujore.

“Në këtë vend, horrat që i kishin mbushur detet e liqenet me tela korenti që vrisnin peshqit me korent dhe në të njëjtën mënyrë edhe flamingot…”, vijoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Korça çel sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve (FOTO)

Korça ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve, ku grupe të shumta shqiptare dhe të huaja parakaluan në rrugët kryesore të qytetit,...
18:50 | 07/06/2026

Plagoset 27-vjeçari në Vlorë, plumbi i hyn në këmbë dhe i del në anën tjetër

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve të para, një i ri rreth 27...
18:40 | 07/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbyllet votimi, pjesëmarrja 36.33 %, nis procesi i numërimit! Publikohen exit pollet

Qytetarët e Kosovës kanë votuar këtë të diele në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të tretat në rreth 18 muaj, pas dështimit të partive për të...
18:30 | 07/06/2026