Shqipëria nuk raporton asnjë humbje jete nga COVID-19
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga COVID-19. Të dhënat bëhen publike nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, e cila shton se nga 2954 testime, një prej tyre ka rezultuar pozitiv.
Në spitalet COVID po merr trajtim një person, ndërsa raportohen për 63 raste aktive në dymbëdhjetë qarqet e vendit.
Bazuar në të dhënat e ministrisë thuhet se gjatë orëve të fundit janë shëruar nga coronavirus katër qytetarë, duke e çuar totalin e tyre në 129,994, që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 26
Shkodër 14
Durrës 5
Lezhë 5
Elbasan 5
Berat 3
Dibër 2
Kukës 1
Fier 1
Vlorë 1.
Deti tani kanë ndërruar jetë 2,456 qytetarë nga coronavirus, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Në përpjekje për të mbajtur situatën nën kontroll, qeveria ka shtrirë fushatën e vaksinimit edhe tek ato persona, që janë mbi 18 vjeç.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta