Avenir Peka: Osmani do jetë sërish Presidente, Vetëvendosje dhe LDK drejt koalicionit
Mbrëmjen e kësaj të diele pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, për Review me Greta Topjanën në Euronews Albania analistët kanë komentuar rreth zhvillimit dhe pritshmërive të mundshme pas kësaj maratone zgjedhore që ka kapur Kosovën prej 16 muajsh. Eksperti i çështjeve Ndërkombëtare, Avenir Peka komentoi se është e mundshme një koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së dhe ai tha gjithashtu se sipas tij ka gjasa që Osmani të jetë sërish Presidente e Kosovës.
“E bukura do ishte sikur Vjosa Osmani të zgjidhej Presidente prapë, edhe unë besoj që ka shans. Edhe Albin Kurti pavarësisht rezultatit nuk krijon dot as qeveri dhe as merr dot Presidentin, edhe sikur të shkojë te minoritetet. Atij i duhet një nga dy partitë e madhe të Opozitës për të bërë koalicion. Përshtatshmërish LDK-ja është më afër për të bërë koalicion dhe unë gjykoj pas tre palë zgjedhjesh. Palët duhet të gjejnë një kompromis edhe kam përshtypjen që duke parë dhe entuziazmin e LDK-së sonte kam përshtypjen që do jetë një qeverisje koalicioni mes LDK-së dhe VV.”
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara