Zgjedhjet në Kosovë, reagon presidenti Begaj: Forcat politike të angazhohen për kompromis institucional
Presidenti, Bajram Begaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Kosovë. Begaj ka uruar kryeministrin Albin Kurtin për rezultatin në zgjedhje.
Ai vuri theksin edhe te procesi i qetë i votimit teksa shtoi se kjo dëshmoi forcën e institucioneve dhe të kulturës demokratike të Kosovës. Begaj shtoi se është me rëndësi që forcat politike të angazhohen për të garantuar dialog dhe kompromis institucional.
“Urime Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës! Përgëzoj qytetarët e Kosovës për pjekurinë e treguar në një proces zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik, që dëshmoi edhe një herë forcën e institucioneve dhe të kulturës demokratike të shtetit të Kosovës.
Në këtë fazë, është me rëndësi që të gjitha forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit, zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe përmbushjes së aspiratave të qytetarëve të Kosovës. Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj euroatlantik dhe europian”, shkruan Begaj.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë
Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:26 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar