Sulmet mes Iranit dhe Izraelit, Papa Leo nga Spanja: Bota po kalon një krizë të thellë

8 Qershor 2026 | 12:25

Papa Leo XIV gjatë fjalës së tij në parlamentin spanjoll të hënën e ka përshkruar luftën si një “disfatë të dhimbshme”, ndërsa shtoi se dhuna dhe polarizimi e kanë zhytur botën në një krizë të thellë, Fjalimi i Leo XIV drejtuar politikanëve në Cortes Generales, i pari nga një papë, theksoi se paqja kërkon guxim diplomatik, përgjegjësi etike dhe që vendet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet përmes së drejtës ndërkombëtare.

Komentet e tij vijnë ndërsa Izraeli dhe Irani po zhvillojnë sulme, në përshkallëzimin më të keq të luftës që nga armëpushimi i prillit.

“Çdo luftë përbën, në fund të fundit, një disfatë të dhimbshme të aftësisë për të negociuar dhe gjithashtu të asaj ndërgjegjeje të përbashkët të njerëzimit që njeh lidhjet e drejtësisë midis kombeve”, tha Papa.

“Bota po kalon një krizë të thellë shpirtërore dhe kulturore, e cila manifestohet në forma të shumëfishta dhune, polarizimi dhe mosbesimi të ndërsjellë. Në këtë kontekst, paqja paraqitet si një aspiratë politike dhe, akoma më shumë, si një imperativ i vërtetë moral.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Donald Trump pritet në Madison Square Garden: pjesëmarrje historike në finalen e NBA-së midis Knicks dhe Spurs

 Donald Trump do të marrë pjesë në ndeshjen e tretë të finales së NBA-së midis Knicks dhe Spurs të hënën në mbrëmje në Madison Square...
14:01 | 08/06/2026

Deklaratatat e Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit në Zvërnec, reagon zyrtarisht Irani

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi Teheranin për përfshirje në një fushatë dezinformimi lidhur me debatin për projektin në...
13:46 | 08/06/2026

Incidenti me dron në Orhei, reagon Ministria e Punëve të Jashtme e Moldavisë

Autoritetet në Kishinau të Moldavisë njoftuan se droni që u rrëzua dhe shpërtheu në distriktin Orhei “ka shumë të ngjarë të jetë me origjinë ukrainase”,...
13:42 | 08/06/2026