Vrasja në Kamëz, policia jep detaje: Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta. Nuk ka të lënduar të tjerë
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në Kamëz ku mbeti viktimë 27-vjeçari Ardian Baloshi. Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 11:25, ku i riu u paraqit në spital pa shenja jete.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta në rrugën “Dervish Luzha”. Autori ka qëlluar me armë të riun i cili fatkeqësisht nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra.
Policia po punon për kapjen e 39-vjeçarit, Sadik Llanaj. Autoritetet gjithashtu kanë sqaruar se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar të tjerë.
“Tiranë. Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi A. B., rreth 27 vjeç.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Nga provat e administruara deri në këto momente, dyshohet se shtetasi A. B, është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Dervish Luzha”, në Kamëz, pas një konflikti për motive të dobëta.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar shtetasi S. Ll., rreth 39 vjeç. Menjëherë janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, janë angazhuar forca të shtuara policore në terren dhe po zhvillohen kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.
Sqarojmë se nuk ka shtetas të tjerë të dëmtuar nga kjo ngjarje. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për kapjen e autorit dhe do t’ju informojmë në vijim për çdo gjë që lidhet me këtë ngjarje”, njofton policia.
Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij
Të shtëna me armë në Velipojë, policia jep detajet e para
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta (FOTO)
- 15:21 BE-ja vendos sanksione ndaj Iranit për kufizimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit
- 15:12 Deklaratatat e Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit në Zvërnec, reagon zyrtarisht Irani
- 15:06 Policia publikon foton e të dyshuarit për vrasjen në Paskuqan, 10 mijë euro shpërblim për kapjen e tij
- 14:43 Të shtëna me armë në Velipojë, policia jep detajet e para
- 14:41 Berisha: PD mbështet protestat rinore dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
- 14:38 U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta (FOTO)