Berisha: PD mbështet protestat rinore dhe kërkon dorëheqjen e Ramës

8 Qershor 2026 | 14:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale duke sqaruar qëndrimin e opozitës lidhur me protestat e organizuara nga lëvizja rinore dhe qytetare, duke theksuar mbështetjen për to dhe për kërkesat e tyre.

Në reagimin e tij, Berisha nënvizon se Partia Demokratike nuk është organizatore e protestës, por e respekton dhe mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Ai shton se PD nuk ka kërkuar asnjëherë që mbështetësit e saj të distancohen nga tubimet, pavarësisht, siç shprehet ai, “thirrjeve të orkestruara” nga aktorë që i cilëson si “opozita e opozitës”.

Berisha ka rikujtuar qëndrimet e PD-së ndaj çështjeve të ndryshme të ngritura në protestë, përfshirë kundërshtimin e ligjeve për investimet strategjike, PPP-të dhe projektet që lidhen me mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. Sipas tij, këto nisma janë kundërshtuar vazhdimisht nga opozita në Kuvend dhe në institucione të tjera.

Ai ka listuar gjithashtu zonat dhe projektet që PD ka kundërshtuar, si Parku Kombëtar i Butrintit, Shebenikut, Dajtit, si dhe projektet në lumin Drin dhe aeroportin e Vlorës, duke theksuar se opozita ka paguar “çmimin më të lartë” në përballjen me qeverinë.

Duke iu referuar kryeministrit Edi Rama, Berisha e akuzon atë për mungesë transparence dhe e cilëson situatën politike si të lidhur me, siç shprehet ai, “narkoregjimin”.

Në përfundim të reagimit, ai rithekson mbështetjen e plotë për pesë kërkesat e protestuesve dhe kërkon dorëheqjen e Ramës, duke propozuar krijimin e një qeverie kujdestare për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026