Sezoni veror gjallëron Gjirokastrën, suveniret tradicionale bëhen atraksion për turistët

8 Qershor 2026 | 16:27

Sezoni veror po sjell një fluks të lartë vizitorësh në Gjirokastër, duke rritur interesin për produktet artizanale dhe punimet tradicionale. Suveniret e realizuara me mjeshtëri nga artizanët vendas dhe ata nga trevat shqiptare janë kthyer në ndër produktet më të kërkuara nga turistët, të cilët i marrin si kujtim nga vizita në qytetin e gurtë.

“Është një ndjesi shumë e bukur pjesëmarrja në këtë panair. Është hera e parë që vij në Gjirokastër. Kam marrë pjesë edhe herë të tjera në panaire së bashku me gjyshen time. Këto aktivitete e mbajnë gjallë turizmin dhe promovojnë punimet artizanale, të cilat të rinjtë po i harrojnë gjithnjë e më shumë”, thotë një artizane.

Edhe më domethënëse bëhen këto aktivitete për faktin se bashkojnë artizanë nga Shqipëria, Kosova dhe treva të tjera shqiptare, të cilët ekspozojnë punimet dhe traditat e tyre.

“Vij nga Kosova dhe është hera e pestë që marr pjesë. Punimet e mia janë çanta të punuara me dorë, aksesorë dhe punime me rruaza. Aktivitetet e tilla janë shumë të rëndësishme, sepse ne artizanët kemi nevojë për mbështetje. Sa herë që marrim ftesa nga Shqipëria, i pranojmë me kënaqësi”, thotë një artizane nga Kosova.

“Pjesë e këtyre aktiviteteve janë artizanë nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët promovojnë trashëgiminë dhe vlerat e punimeve të tyre artizanale”, thotë një nga pjesëmarrëset.

Gjatë këtij viti, Gjirokastra ka mirëpritur rreth 80 mijë vizitorë vendas dhe të huaj. Turizmi po shndërrohet gjithnjë e më shumë në motorin kryesor të ekonomisë lokale, ndërsa panairet e traditës po kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për protestat: Manipulimet dhe akuzat e pavërteta nuk na ndalin drejt zhvillimit

Kryeministri Edi Rama u ndal këtë të hënë në Shkodër, në kuadër të turit të takimeve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Në aktivitetin e zhvilluar...
19:01 | 08/06/2026

Berisha: PD mbështet çdo protestë qytetare, ata janë “brezi dixhital”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur mbështetjen e tij për protestat qytetare, duke i cilësuar ato si një reagim të brezit të ri...
17:21 | 08/06/2026

Inflacioni në Shqipëri drejt rritjes, INSTAT publikon shifrat e majit

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, norma vjetore e inflacionit u rrit nga 2.8% në prill në 3% në maj, duke reflektuar shtimin e...
16:59 | 08/06/2026