Rama intervistë për Al Jazeera: Qeveria nuk po shet vendin, projekti do realizohet
Protestat e zhvilluara gjatë javës së fundit në Shqipëri dhe projekti i planifikuar në Zvërnec kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa kryeministri Edi Rama ka vijuar të mbrojë publikisht nismën që ka shkaktuar debat të gjerë.
Në një intervistë për Al Jazeera, kreu i qeverisë deklaroi se projekti, i cili kap vlerën e miliarda dollarëve, do të realizohet pavarësisht kundërshtive dhe spekulimeve që qarkullojnë. Sipas tij, investimi përfaqëson një mundësi të rëndësishme zhvillimi ekonomik për vendin.
Rama hodhi poshtë akuzat se qeveria po shet ose po i kalon pronë publike investitorëve privatë, duke theksuar se bëhet fjalë për një marrëveshje mes palëve private.
“Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe polemikë në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep duke e shitur vendin. Është pronë private. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol”, u shpreh kryeministri nga zyra e tij.
Deklaratat e kreut të qeverisë vijnë në një moment kur projekti në Zvërnec vijon të jetë në qendër të debatit publik, duke nxitur reagime nga aktivistë, banorë dhe organizata të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Protestat kundër projektit në Zvërnec, reagon senatori demokrat Bernie Sanders: Shikoni oligarkinë globale në Shqipëri
Irani dhe Izraeli ndalin sulmet, Trump: Jemi pranë një marrëveshjeje
Propozimi i analistit për protestat: Efekti domino ka nisur, por qytetarët duhet të kenë platformë politike
- 10:00 Të tjera sulme në Ukrainë vrasin tre civilë dhe plagosin dhjetëra të tjerë
- 09:58 Plagosja e të riut 2 ditë më parë në Vlorë, arrestohet autori gjatë operacionit për goditjen e bandës kriminale
- 09:50 Ministri i Jashtëm Hoxha, reagon për zgjedhjet në Kosovë: Urime Kosovës për zgjedhjet, presim bashkëpunim të ngushtë
- 09:49 BBC: Mbi 300 emigrantë kurdë u rrëmbyen dhe u torturuan në Libi
- 09:46 Franca dhe Gjermania braktisin projektin e përbashkët të avionëve luftarakë, pasi kompanitë nuk arrijnë marrëveshje
- 09:46 Operacion kundër krimit të organizuar në Kosovë, ndërhyjnë Europol dhe vende të BE-së