Vaksinim me para, qeveria greke merr nismën për të nxitur imunizimin ndaj COVID-19
Greqia do t’u ofrojë të rinjve një shpërblim në para për marrjen e dozës së parë të vaksinës anti-COVID, në kuadër të një nisme të qeverisë për të avancuar vaksinimin në kohën e sezonit turistik.
Vendi i dha fund masës për mbajtjen me detyrim të maskës në ambientet e jashtme javën e kaluar, ndërsa nga e hëna, të vaksinuarit mund të shkojnë në punë apo në palestra pa qenë nevoja e testeve.
Thirrjen për vaksinim drejtuar të rinjve e ka bërë vetë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis,
“U bëj thirrje djemve dhe vajzave tona që ta kapin këtë shans dhe të vaksinohen. Kështu, ata do të mund të udhëtojnë, të bëjnë qejf dhe gjithashtu të kontribuojnë në përpjekjet kombëtare kundër coronavirusit”, u shpreh z. Mitsotakis.
Me rreth 33% të 11 milionë banorëve tërësisht të vaksinuar deri tani dhe shqetësimet nga varianti Delta, qeveria ka gjetur këtë mënyrë për të nxitur vaksinimin. Por jo të gjithë qytetarët janë dakord.
“Nuk mendoj se është mënyra e duhur për të bindur njerëzit të vaksinohen. Kushdo që dëshiron të marrë vaksinën duhet ta bëjë atë sepse dëshiron dhe sepse e ka menduar mirë, jo për shkak të parave”, u shpreh një qytetare.
“Për mendimin tim është një masë pozitive. Sidoqoftë, jo të gjithë të rinjtë duhet të marrin vaksinën për shkak të shpërblimit. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse është e nevojshme”, tha një qytetar.
“Është si të japësh ryshfet për të bërë gjënë e duhur. Kjo duhet të bazohet tek vullneti i lirë. 150 euro nuk janë mjaftueshëm”, tha një qytetare.
Rreth 940 mijë grekë të moshave nga 18 në 25 vjeç që kanë marrë një dozë do të mund të marrin paratë, ose të ashtuquajturën “leja e kalimit”.
Gazetari i Euronews, në Athinë, Michalis Arampatzoglou raportoi se qeveria greke dëshiron të arrijë në vaksinimin e mbi 70% të popullsisë së rritur. Për të njëjtën arsye, një sugjerim pritet nga Komisioni i Bio-etikës nëse procesi do të bëhet i detyrueshëm për grupe të caktuara profesionale.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut