Rama: Debati për Zvërnecin po bazohet në keqinterpretime, procesi në fazë paraprake

9 Qershor 2026 | 15:25

Në një konferencë me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama u pyet mbi investimin e planifikuar në zonën e Zvërnecit dhe debatet që kanë shoqëruar projektin.

Kryeministri theksoi se aktualisht nuk ka një projekt të miratuar dhe as leje ndërtimi për zonën, por vetëm një proces dhe një kompani të përfshirë në fazë paraprake.

Pyetje: Thatë që nuk ka një projekt, por përse është ngritur ky gardh rrethues në plazhin për të cilin po flasim dhe përse thuhet se ka një kompani që ka leje për të ndërtuar në këtë zonë, nëse nuk ka një projekt?

Rama: Nuk ka të bëjë me kush thotë çfarë, por me kush provon çfarë. Unë nuk jam këtu për të thënë gënjeshtra, por as për të dëgjuar gënjeshtra. Nëse dikush thotë se ka një leje ndërtimi, le ta tregojë atë. Ka një kompani, por fakti që ka një kompani nuk do të thotë se ka një projekt. Ka një shprehje interesi dhe një proces që ka nisur me autoritetet”, u shpreh Rama.

Rama sqaroi gjithashtu se bëhet fjalë për pronë private dhe se çdo marrëveshje mes privatëve është pjesë e procedurave ligjore që, sipas tij, funksionojnë në mënyrë normale në një vend demokratik.

Ai shtoi se raportimet për gardhin e vendosur në zonë po keqinterpretohen, duke theksuar se çdo pronar privat ka të drejtë të rrethojë pronën e tij.

“Është gardh. Çdo privat ka të drejtë të kërkojë leje për të vendosur gardh rreth pronës së tij”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, procesi i deritanishëm përfshin komunikime me autoritetet dhe përcaktim parametrash për zhvillim, përfshirë ndjeshmërinë mjedisore, distancat nga laguna dhe dendësinë e ndërtimit.

Rama shtoi se kritikat ndaj projektit nuk lidhen vetëm me mjedisin, por edhe me perceptime politike dhe publike, duke theksuar se qeveria është e gatshme të paraqesë dokumentacionin përkatës në çdo moment.

Ai përfundoi duke theksuar se pretendimet për ndryshime ligjore të bëra për këtë projekt janë, sipas tij, të pavërteta dhe të verifikueshme me dokumente zyrtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen në shesh

Edhe këtë të martë, në orën 18:00, përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 10-të të...
17:48 | 09/06/2026

Zbulohen 7 mijë bimë narkotike në Velipojë, pezullohen shefi i Komisariatit të Shkodrës, nënkomisari dhe inspektori

Një aksion i Policisë ka çuar në zbulimin e mbi 7 mijë bimëve të dyshuara narkotike në fshatin Reç i Ri, në njësinë administrative Velipojë....
17:37 | 09/06/2026

Rama: Ka kërcënime në protestë, njerëzve nuk u lejohet të flasin

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, foli edhe për protestat që po organizohen në Tiranë dhe...
17:26 | 09/06/2026