Rama: Në Zvërnec nuk ka projekt të miratuar, vetëm proces paraprak
Gjatë një konference për shtyp me 23 gazetarë të mediave të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama u shpreh se në Zvërnec nuk ekziston një projekt i miratuar zhvillimi, por vetëm një proces paraprak dhe një shprehje interesi nga një kompani private.
Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve të huaj, Rama theksoi se bëhet fjalë për një pronë private dhe jo për një projekt të aprovuar nga institucionet shtetërore.
“Po flisni me personin e gabuar, në kohën dhe vendin e gabuar, sepse keni ardhur pas 7 ditëve që është përhapur dhe ka mbytur botën. Unë them nuk ka projekt”, u shpreh kryeministri.
Ai shtoi se për investimin në zonën e Zvërnecit po punohet me arkitektë dhe ekspertë, por ende nuk ka një projekt të finalizuar.
Rama hodhi poshtë gjithashtu zërat për shitjen e ishullit të Sazanit apo ndryshime ligjore në favor të interesave private, duke theksuar se nuk ka asnjë vendim apo projekt zyrtar të tillë.
Sipas tij, procesi aktual përfshin vetëm një kompani dhe një shprehje interesi, ndërsa çdo veprim po ndiqet sipas procedurave ligjore dhe standardeve europiane.
“Ka një proces, ka një kompani, por nuk ka një projekt. Marrëveshja është private, si në çdo vend demokratik”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se vendosja e rrethimeve në prona private është e drejtë ligjore e çdo pronari dhe se nuk mund të konsiderohet si provë e një ndërtimi të miratuar.
Në vijim, Rama theksoi se debatet rreth zonës shpesh bazohen, sipas tij, në keqinterpretime dhe perceptime të gabuara, duke nënvizuar se institucionet shqiptare po ndjekin protokollet përkatëse europiane në çdo hap të procesit.
Në mbyllje të bashkëbisedimit, kryeministri u shpreh i hapur për diskutim mbi mjedisin dhe zhvillimin, por kërkoi që debati të bazohet vetëm në fakte dhe dokumente zyrtare, jo në aludime apo intervista në terren.
Sipas tij, debati mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit ekonomik është i gabuar si qasje, pasi, siç tha ai, praktikat moderne synojnë integrimin e të dyjave.
Rama kujtoi gjithashtu se Shqipëria ka kaluar një periudhë të gjatë izolimi dhe mungese të pronës private, duke nënvizuar se zhvillimi duhet parë në këtë kontekst historik dhe institucional.
Dita e 10-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen në shesh
Zbulohen 7 mijë bimë narkotike në Velipojë, pezullohen shefi i Komisariatit të Shkodrës, nënkomisari dhe inspektori
Rama: Ka kërcënime në protestë, njerëzve nuk u lejohet të flasin
- 18:43 Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës
- 18:30 Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajmërimit iranian për të ndaluar sulmet
- 18:22 BE propozon paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë. Synohet nafta, flota në hije dhe ushtarët
- 18:18 Administrata Tatimore rihap procesin, prindërit e refuzuar për shpenzimet e arsimit mund të riaplikojnë në DIVA
- 18:13 Zgjerohet harta e përdoruesve të drogërave në Evropë, autoritetet japin alarmin për substancat sintetike
- 18:12 Alarm për diabetin në Europë, Shqipëria mes vendeve me prevalencë të lartë