“Shkruam historinë e 12 mandateve”, Balluku: Fierin e kemi kryeqytet të PS-së, ndryshe nga sa thonë vlonjatët

9 Qershor 2026 | 19:33

Drejtuese e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka folur në aktivitetin e organizuar në Fier në kuadër të turit të kryeministrit Edi Rama për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së saj, Balluku nuk kurseu falenderimet dhe mirënjohjen për të gjithë kontribuuesit në PS ndër vite, nga themelimi e deri më sot. Ajo u shpreh se në zgjedhjet e majit 2025 socialistët në Fier “shkruan historinë” me 12 mandate.

“I nderuar kryetar i PS, sekretarë, themelues, anëtarë, dashamirës, mirë se erdhët në këtë mbrëmje të veçantë të kremtimit të 35-vjetorit të PS në Fier, në kryeqendrën e socialistëve, ndryshe nga ç’thonë vlonjatët. Zgjodhëm Apoloninë, jo vetëm si një nga parqet më të bukura të antikitetit që ka qarku ynë, por edhe për të dhënë një mesazh për natyrën dhe rrënjët. Njeriu ka tendencë të mendojë për të ardhmen, por pa kujtimet dhe të shkuarën, e ardhmja nuk ndërtohet. Jemi këtu për të nderuar kontributin e socialistëve të Fierit. Ata që sot janë 30 apo 25 vjeç nuk e konceptojnë sesi ishte të ishe anëtar i PS në 1991 apo 1995. Gjyshërit dhe prindërit tuaj kanë dhënë kontribut të madh. Në maj 2025 ne shkruam historinë e 12 mandateve. Desha të falenderoj Gramoz Ruçin për gjithçka që ka bërë për PS, Taulant Ballën, një mik i mirë i imi, nga i cili kam marrë stafetën për Fierin, si edhe Erion Braçen, që ka kontribuar për tre mandate në këtë qark”, u shpreh Balluku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ju jeni heronjtë e mi”, gazetari sjell mesazhin e Kim Mehmetit në protestë: Na falni që ju vodhëm të ardhmen

Gazetari Klevin Muka, ka përcjellë sot në protestë një mesazh nga Kim Mehmeti nga Maqedonia e Veriut, drejtuar të rinjve që po marrin pjesë në...
19:06 | 10/06/2026

“Stresi” shfaqet në protestën e 11-të në Tiranë, i pranishëm edhe babai i tij

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi”, i zgjedhur së fundmi si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, u pa këtë të...
18:45 | 10/06/2026

Me thirrjet ‘Rama jep dorëheqjen’, protestuesit marshojnë në bulevard

Me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë qeveria”, “Rama në burg Berisha në burg” dhe “Rama jep dorëheqjen”, protestuesit u nisën në marshim përgjatë...
18:28 | 10/06/2026