Nga Kristaq Kume te Edlira Çepani, kush janë firmëtarët e nismës për ndryshime në Kodin Zgjedhor

9 Qershor 2026 | 22:26

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile kanë dorëzuar këtë të martë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për t’u pajisur me formularin zyrtar që mundëson mbledhjen e firmave në mbështetje të një nisme për ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Dokumenti, i datës së sotme dhe i vulosur me logon “Veprimi qytetar për demokraci funksionale”, mban firmat e 10 përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Mes nënshkruesve të kërkesës është edhe ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, aktivistët Andi Tepelena, Edlira Çepani, Rezarta Caushaj, Edmond Çata, Etleva Merko, Gerta Meta, Ilir Aliaj, Rigels Xhemollari dhe Silvana Bello.

Në kërkesën drejtuar KQZ-së, iniciatorët bëjnë të ditur se procesi i mbledhjes së firmave do të zgjasë tre muaj nga momenti i miratimit të formularit tip.

“Periudha për mbledhjen e firmave të zgjedhësve, mbështetës të kësaj nisme ligjvënëse, do të jetë 3 muaj, nga data e vendimit tuaj për të na pajisur me fletën tip”, thuhet në dokument.

Nisma synon të sigurojë mbështetjen e nevojshme qytetare për paraqitjen e propozimeve për ndryshime në Kodin Zgjedhor, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy vite nga vrasja e Egli Progës, Prokuroria e Korçës përfundon hetimet. Dërgon për gjykim 5 persona

Dy vjet pas vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga, Prokuroria pranë Gjykatës së Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj pesë...
21:27 | 09/07/2026

“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS

Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku këtë të enjte në një intervistë ekskluzive me emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me...
21:05 | 09/07/2026

Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme vendimin që përmirëson trajtimin financiar të efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin. Lajmi u bë i...
20:35 | 09/07/2026