Dy vite nga vrasja e Egli Progës, Prokuroria e Korçës përfundon hetimet. Dërgon për gjykim 5 persona
Dy vjet pas vrasjes së 42-vjeçarit Egli Proga, Prokuroria pranë Gjykatës së Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj pesë personave të përfshirë në këtë çështje.
Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka ngritur akuzën e “vrasjes me dashje, të kryer në bashkëpunim” ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guçes. Ndërkohë, Arjan Manellari, Voltan Shkulaku dhe Andi Shkulaku akuzohen për moskallëzim të krimit, si edhe për kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, vepra penale të kryera në bashkëpunim.
Për dy të akuzuarit kryesorë, Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa tre të pandehurit e tjerë vijojnë të hetohen nën masën “detyrim paraqitjeje”.
Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, Egli Proga humbi jetën si pasojë e një hemorragjie cerebrale të shkaktuar nga goditja me grusht në kokë. Për të mbështetur akuzën, Prokuroria është bazuar jo vetëm në ekspertizën mjeko-ligjore, por edhe në dëshmitë e personave të pyetur gjatë hetimit, pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes, si dhe prova të tjera të administruara përgjatë procesit hetimor.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 10 gushtit 2024 në qytetin e Pogradecit dhe shkaktoi reagime të forta në opinionin publik. Fillimisht, rasti u hetua me një tjetër kualifikim penal, por më pas, pas administrimit të provave të reja dhe ekspertizës mjeko-ligjore, akuza u rikualifikua në “vrasje me dashje”.
Familjarët e Egli Progës kanë zhvilluar gjatë këtyre dy viteve protesta dhe kanë kërkuar vazhdimisht zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke pretenduar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm tek autorët e dyshuar, por të hetohet edhe mënyra se si institucionet, veçanërisht strukturat e policisë lokale, kanë vepruar në orët e para pas krimit.
Me përfundimin e hetimeve paraprake dhe dërgimin e dosjes në gjykatë, pritet që procesi gjyqësor të nisë në javët në vijim, ku do të shqyrtohen provat e mbledhura nga organi i akuzës dhe pretendimet e palëve.
Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor
“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
- 21:37 Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor
- 21:28 Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta
- 21:25 Kievi dhe Ukraina do të prodhojë Patriot me licencë amerikane, Zelensky njofton marrëveshjen
- 21:17 Sulme në Iran, 3 shpërthime pranë portit strategjik në Konarak
- 20:58 Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës
- 20:54 “Me Ramën fola 3 ditë pas vendimit”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm, por unë…