148 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, Presidenti Begaj: Thirrje e përhershme për unitet kombëtar

10 Qershor 2026 | 09:28

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar këtë të mërkurë 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, përmes një reagimi në rrjetin sociale Facebook.

Kreu i shtetit shkruan se 148 vite më parë, në Prizren u mbajt një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Sipas Begajt, Lidhja e Prizrenit ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes kombëtare dhe e përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve.

“Lidhja ishte shprehja më e lartë e ndërgjegjes sonë kombëtare, tempull i përpjekjeve të Rilindësve për bashkimin dhe pavarësinë e shqiptarëve nën një shtet të vetëm”, shkruan Presidenti.

Begaj thekson se fryma e Lidhjes së Prizrenit mbetet edhe sot një thirrje për unitet, përgjegjësi kombëtare dhe përkushtim ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.

Ai shton se shembulli, kurajo dhe mençuria e figurave të asaj kohe vijojnë të jenë frymëzim për kombin shqiptar.

“Shembulli, kuraja dhe mençuria e tyre mbeten frymëzim i vazhdueshëm për kombin tonë dhe do të nderohen përjetë nga ne”, shkruan Begaj.

Lidhja e Prizrenit u mbajt më 10 qershor 1878 dhe konsiderohet një nga momentet kyçe të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026

Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, në të cilën pretendohet se janë të përfshirë disa punonjës...
21:37 | 09/07/2026

“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS

Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku këtë të enjte në një intervistë ekskluzive me emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me...
20:53 | 09/07/2026