INSTAT: Menaxherët mbeten më të paguarit, mbi 122 mijë lekë në muaj

10 Qershor 2026 | 15:30

Menaxherët dhe drejtuesit e institucioneve apo bizneseve vijojnë të kryesojnë listën e profesioneve më të paguara në Shqipëri. Të dhënat e publikuara nga INSTAT në raportin “Statistikat e Pagave, Tremujori I 2026” tregojnë se diferencat në të ardhura mbeten të konsiderueshme mes profesioneve me kualifikim të lartë dhe atyre me aftësi bazë.

Sipas të dhënave, menaxherët përfitojnë një pagë mesatare mujore bruto prej 122.000 lekësh, duke u renditur në krye të klasifikimit. Pas tyre vijnë specialistët me arsim të lartë, si ekonomistët, juristët, mjekët dhe inxhinierët, me një pagë mesatare bruto prej 105 000 lekësh në muaj. Ndër grupet më të mirëpaguara renditen edhe punonjësit e forcave të armatosura, me një pagë mesatare bruto prej 98.200 lekësh.

Në krahun tjetër të renditjes qëndrojnë profesionet e shërbimeve, shitësit, punëtorët e bujqësisë dhe profesionet elementare, të cilat vijojnë të kenë nivelet më të ulëta të pagave në tregun e punës.

Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu se paga mesatare mujore bruto në vend ka vijuar të rritet gjatë viteve të fundit. Në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 90.100 lekë. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto është rritur me 9,6%

Kjo rritje vjen për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, emigracionin dhe kërkesën në rritje për specialistë të kualifikuar. Megjithatë, të dhënat tregojnë se niveli i arsimimit dhe pozicioni i punës mbeten faktorët kryesorë që përcaktojnë nivelin e të ardhurave në Shqipëri.

Rritja më e madhe e pagës mesatare është shënuar në profesionet “zejtarë, artizanë dhe profesione të lidhura me to” prej 15,7%, të ndjekura nga “punëtorët (profesione elementare)” prej 15,3%

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Papunësia rikthehet në rritje në fillim të vitit, bien punësimi dhe aktiviteti ekonomik

Tregu i punës në Shqipëri ka dhënë sinjale ngadalësimi në tremujorin e parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se, krahasuar...
15:26 | 10/06/2026

Administrata Tatimore rihap procesin, prindërit e refuzuar për shpenzimet e arsimit mund të riaplikojnë në DIVA

Prindërit që janë refuzuar për përfitimin e kompensimit nga zbritja e shpenzimeve arsimore për fëmijët, do të kenë mundësi të riaplikojnë brenda deklaratës DIVA. Administrata...
18:18 | 09/06/2026

Këmbimi valutor 9 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
10:29 | 09/06/2026