Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht
Gazetari Flori Gjini, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, komentoi protestat qytetare që po zhvillohen në Tiranë, duke i cilësuar ato si një shprehje të një fryme të gjerë demokratike që ka angazhuar shtresa të ndryshme të shoqërisë shqiptare, brenda dhe jashtë vendit.
Sipas Gjinit, protestat kanë tërhequr vëmendjen e diasporës, të rinjve, përfaqësuesve të shtresës së mesme dhe sipërmarrësve, shumë prej të cilëve nuk preken drejtpërdrejt nga çështjet që ngre protesta, por kanë zgjedhur të bashkohen në emër të angazhimit qytetar dhe vlerave demokratike.
Ai theksoi gjithashtu se protesta ka sjellë një ekspozim pozitiv të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ndërsa argumentoi se ajo ka dëshmuar se shqiptarët dinë të organizohen dhe të protestojnë në mënyrë qytetare, duke sfiduar stereotipet negative që shpesh lidhen me vendin.
“Kur sheh që ka një diasporë që ka qenë goxha aktive, edhe kur nuk i preken në mënyrë direkte gjërat, kjo shkon në një tjetër nivel. Kam parë të rinj të angazhuar, pavarësisht se nuk kanë interes direkt me Shqipërinë. Kam parë edhe njerëz të shtresës së mesme, por edhe njerëz që kanë mundësi ekonomike dhe merren me biznes, por që i janë bashkangjitur protestës. Këtu ka një frymë demokratike. Kjo protestë e ka promovuar Shqipërinë. Më ka telefonuar një mik nga agjencitë ndërkombëtare të turizmit dhe më tha: “Si mund ta promovojmë Nartën për turistët që zgjedhin të vijnë këtu?” Më morën në telefon dhe më thanë se në cilat pika mund të çohen turistët në atë zonë. Më kanë pyetur, sepse janë kuriozë ta shohin nga afër dhe kanë frikë se bëhet zhvillimi aty, ndaj duan ta eksplorojnë Nartën e virgjër përpara se të zhvillohet ndonjë projekt. Më kanë kontaktuar edhe gazetarë ndërkombëtarë që janë të interesuar të dinë se çfarë po ndodh. Shqiptarët nuk janë vetëm ata që përfliten për skandale korruptive e mafioze, por janë edhe ata qytetarë që dinë të protestojnë me qytetari. Nuk është kaq negative. Kjo protestë ka një lloj angazhimi, ka qytetarë aktivë. Ja ku janë njerëzit që kanë nervin. Doli nervi. Nervi është këtu”, tha ai.
“Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë
Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës
Gazetari: Protesta do të zgjasë deri natën vonë dhe mund të zhvillohet edhe nesër para Parlamentit
- 23:18 Rusia akuzon Sekretariatin e OKB-së për ‘paragjykim institucional’ mbi raportimin për Ukrainën
- 23:03 Arlind Qori në protestë me djalin: Populli e ka marrë sovranitetin në duart e veta
- 22:47 Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë
- 22:41 “Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë
- 22:40 Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës
- 22:26 Rama publikon videon e incidentit me flamurin e LGBTQI në protestë: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë