“Protestë si kjo nuk kemi parë”, Lita: PS dhe PD të ndryshojnë, liderët e tyre me formim komunist

10 Qershor 2026 | 22:02

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisionin Now në Euronews Albania se protesta të tilla si këto që po organizohen prej 11 ditësh me radhë në Tiranë, Shqipëria nuk kishte parë.

Sipas tij, të rinjtë në krye të ketyre protestave e ndiejnë veten të përjashtuar, ndaj kërkojnë largimin e partive të vjetra, të cilat sipas tij, përballë këtij presioni duhet domosdoshmërisht të ndryshojnë.

“Gjëja më e bukur në protestë është flamuri kombëtar, flamuri kuqezi. Është një gjë shumë përbashkuese që nuk ndodh në asnjë vend tjetër të Evropës, ku bëhen protesta politike nga studentët dhe ambientalistët. Shqiptarët dalin me flamurin kombëtar, që do të thotë se e duan këtë vend dhe janë kundër atyre që e kanë ndarë Shqipërinë sipas qejfit. Shumë nga këta të rinj nuk ia dalin deri në fund të muajit, marrin nga 1 mln apo 2 mln lekë rroge dhe prape nuk ia dalin dhe janë të përjashtuar nga suksesi. Janë kundër sistemit që kanë ngritur dy partitë e mëdha, Edi Rama dhe Sali Berisha, dhe kërkojnë largimin e tyre, madje iu tregojnë edhe burgun. Ndihen të përjashtuar, nuk e gjejnë veten këtu. Politika nuk i lë dhe këta duan ndryshim të sistemit. Protesta të tilla me kaq intensitet, Shqipëria nuk ka parë.

Partitë politike janë të dënuara të ndryshojnë.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë

Gazetari Roland Qafoku tregoi në emisionin Now ne Euronews Albania, përvojën personale nga atmosfera e protestës që po zhvillohet për të 11-ën ditë me radhë...
22:41 | 10/06/2026

Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës

Ish-shefi i Policisë, Irakli Koçiaj, është dorëzuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim prej 25 majit. Koçiaj, ish-oficer i krimeve...
22:40 | 10/06/2026

Gazetari: Protesta do të zgjasë deri natën vonë dhe mund të zhvillohet edhe nesër para Parlamentit

Duke folur live nga dita e 11-të e protestës në Tiranë, gazetari i Euronews, Eni Ferhati, solli dy detaje të reja mbi zhvillimet e sotme....
22:20 | 10/06/2026