“Thosha çfarë janë këta”, Qafoku: Kalova pranë protestuesve dhe nuk kisha frikë

10 Qershor 2026 | 22:41

Gazetari Roland Qafoku tregoi në emisionin Now ne Euronews Albania, përvojën personale nga atmosfera e protestës që po zhvillohet për të 11-ën ditë me radhë në Tiranë.

Teksa theksoi faktin se si gazetar i vjetër ka qenë në shumë protesta ndër vite, Qafoku tregoi se ndjesia që përjetonte teksa kalonte pranë protestuesve në Tiranë ishte gjithçka tjetër veç frikës.

“Dje isha prezent te marshimi nga Zogu i Zi te 21 Dhjetori dhe i kam ndjekur paralelisht. Thosha: ‘Çfarë janë këta?’, sepse instinkti im si gazetar ka qenë gjithmonë që në protestë duhet të jem i kujdesshëm. U mundova të kuptoj çfarë janë këta njerëz që unë kaloj këtu dhe nuk ke frikë.
Kam kaluar 3 korrikun e ’90-ës, kur u sulmua KQZ me arme dhe u vra një njeri. Jo, nuk kishte frikë, por më erdhi zor që ishte krijuar perceptimi se kur ka protestë duhet të kesh frikë. Ne jemi gjenerata X, kemi marrë fund. Kjo është protesta e gjeneratës Z”, tha Qafoku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij shtatzënë i bashkohen marshimit në Tiranë

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Blerta Celibashi e cila është në pritje të një fëmije, morën pjesë në marshimin e zhvilluar në Tiranë. Fotot...
22:47 | 10/06/2026

Në kërkim për ndërtimet pa leje, dorëzohet ish-oficeri i Policisë së Sarandës

Ish-shefi i Policisë, Irakli Koçiaj, është dorëzuar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim prej 25 majit. Koçiaj, ish-oficer i krimeve...
22:40 | 10/06/2026

Rama publikon videon e incidentit me flamurin e LGBTQI në protestë: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku një i ri me flamurin e LGBT shihet duke u përballur me kundërshtime dhe duke...
22:26 | 10/06/2026