Sezoni i verës sjell shtim të rasteve të infeksioneve të syrit, mjekët apelojnë për kujdes

11 Qershor 2026 | 16:41

Me rritjen e temperaturave në ditët e para të qershorit, mjekët okulistë po raportojnë një shtim të rasteve të infeksioneve bakteriale të syrit.

Sipas specialistëve, këto infeksione janë shumë ngjitëse dhe mund të prekin të gjitha moshat, ndërsa nëse nuk trajtohen në kohë, mund të sjellin edhe komplikacione që ndikojnë në shikim.

Oftalmologia pranë Poliklinikës së Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, Suzana Zhuka, thekson se periudha e verës dhe frekuentimi i pishinave rrisin rrezikun e përhapjes së këtyre infeksioneve, për shkak të kontaktit më të lehtë dhe higjienës së pamjaftueshme.

Ajo apelon që qytetarët të tregojnë kujdes dhe të mos neglizhojnë simptomat e para, duke kërkuar ndihmë mjekësore menjëherë sapo shfaqen shenjat e infeksionit.

Sipas saj, në rastet kur kapen në fazë të hershme, infeksionet e syrit trajtohen me mjekim lokal dhe kalojnë brenda rreth 10 ditësh, por vonesa në trajtim mund të përkeqësojë gjendjen.

Mjekët këshillojnë qytetarët të ruajnë higjienën personale, veçanërisht gjatë sezonit të verës dhe përdorimit të pishinave, për të shmangur përhapjen e infeksioneve dhe komplikacionet e mundshme në shikim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Megjithëse në një numër më të vogël se në ditët e mëparshme, edhe këtë të enjte, në ditën e 12-të të protestës, aktivistë dhe qytetarë,...
18:49 | 11/06/2026

Ministri i Jashtëm: Protestat në Shqipëri nuk e shqetësojnë BE-në, nivel i lartë i lirisë së shprehjes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se Shqipëria po përjeton një nivel të lartë të lirisë së shprehjes dhe se protestat...
18:40 | 11/06/2026

Spanja, Franca, Argjentina… Raklli zbërthen favoritët e Botërorit 2026

Në emisionin “Kubi Sportiv”, të drejtuar nga Drilon Xhepollari, u diskutua nisja e turneut më të madh futbollistik në botë, FIFA World Cup 2026, si...
18:13 | 11/06/2026