Tregut të punës i shtohen 177 mijë pensionistë, largohen 144 mijë të rinj
Moshën e tretë, dalja në pension nuk e pengon që të vijojnë të sigurojnë të kenë një ekonomi më të mirë. INSTAT nxjerr në pah një fenomen të ri. Tani më tregu I punës po dominohet nga pensionistët aktivë, sesa nga të rinjtë.
Gjatë periudhës 2019-2025 numri i pensionistëve aktivë në tregun e punës është rritur me rreth 177 mijë persona, ndërsa në të njëjtën kohë janë larguar rreth 144 mijë të rinj deri në moshën 29 vjeç.
Vështirësia e bizneseve për të gjetur punonjës të rinj, disa të moshuar I ka detyruar të vijojnë të jenë pjesë e tregut të punës, e të tjerë e kanë kthyer në zgjedhje personale. Ndërkohë një faktor tjetër janë dhe pensionet e ulëta. Aktualisht, në skemën e sigurimeve shoqërore përfitojnë rreth 730 mijë pensionistë dhe çdo vit këtij numri i shtohen mesatarisht 15 mijë pensionistë të rinj.
Nga ana tjetër, grupmoshat e reja po pakësohen për shkak të emigracionit dhe rënies së lindshmërisë. Kjo po krijon një boshllëk në tregun e punës, sidomos në sektorët e prodhimit, ndërtimit, turizmit dhe shërbimeve, ku bizneset raportojnë vështirësi në gjetjen e stafit.
Më pak të rinj në punë do të thotë më pak kontribute për sigurimet shoqërore, ndërsa numri i përfituesve të pensioneve vijon të rritet. Për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore, vitet e fundit bizneset shqiptare janë orientuar gjithnjë e më shumë drejt punësimit të shtetasve të huaj, kryesisht nga Azia dhe vendet e rajonit.
Bimët medicinale shqiptare tërheqin turistët në Gjirokastër, rritet kërkesa për produkte tradicionale
Qershia në Elbasan shitet lirë, fermerët kërkojnë pikë grumbullimi në Godolesh
Sezoni i verës sjell shtim të rasteve të infeksioneve të syrit, mjekët apelojnë për kujdes
- 19:17 Protestuesi para Kryeministrisë: Duam një sistem të ri
- 19:05 DASH i përgjigjet Euronews Albania për “non grata-n” e Berishës
- 18:59 Turisti amerikan humbet në Përmet, gjendet pas 10 orë kërkimesh
- 18:54 Kryetari i Parlamentit të Iranit paralajmëron për përshkallëzim të madh në mesazhin drejtuar Trumpit
- 18:49 Aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 18:41 Hoxha: Synojmë të mbyllim të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në brenda vitit të ardhshëm