Bimët medicinale shqiptare tërheqin turistët në Gjirokastër, rritet kërkesa për produkte tradicionale

11 Qershor 2026 | 17:29

Bimët medicinale dhe produktet tradicionale shqiptare po tërheqin gjithnjë e më shumë interesin e turistëve në Gjirokastër, veçanërisht të vizitorëve të huaj që kërkojnë produkte natyrale dhe autentike nga zona.

Çajrat e malit, lavandra, erëzat dhe bimët endemike janë ndër produktet më të kërkuara në Pazarin karakteristik të qytetit, duke u kthyer në një element të rëndësishëm të ofertës turistike dhe kulturore.

Në zemër të Pazarit, tregtari Meti Qibini thotë se kërkesa për bimët medicinale është në rritje të vazhdueshme, sidomos për çajin e malit dhe produkte të tjera tradicionale.

“Bimët medicinale janë shumë të kërkuara, sidomos çaji i malit që është tradicional për vendin tonë. Edhe lavandra ka kërkesë të lartë nga turistët,” shprehet ai.

Megjithatë, sipas tregtarëve dhe grumbulluesve, problem kryesor mbetet sigurimi i lëndës së parë, pasi numri i mbledhësve në zonat rurale është ulur ndjeshëm vitet e fundit, duke vështirësuar furnizimin e tregut.

Ata theksojnë se mbledhja e bimëve në terren është bërë më e vështirë dhe kërkon më shumë kohë e punë, ndërsa mungesa e fuqisë punëtore po ndikon drejtpërdrejt në zinxhirin e furnizimit.

Përfaqësues të sektorit kërkojnë mbështetje institucionale dhe subvencione për nxitjen e kultivimit dhe grumbullimit të bimëve medicinale, me qëllim garantimin e një tregu më të qëndrueshëm.

Pavarësisht sfidave, produktet tradicionale dhe bimët medicinale po konsolidohen gjithnjë e më shumë si pjesë e ofertës turistike të Gjirokastrës, duke u kthyer në një atraksion të veçantë për vizitorët e huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi para Kryeministrisë: Duam një sistem të ri

Para Kryeministrisë kanë nisur fjalimet e protestuesve, ku një prej tyre tha se kërkesat e tyre lidhen me ndryshime më të thella politike dhe përfaqësim...
19:17 | 11/06/2026

Aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Megjithëse në një numër më të vogël se në ditët e mëparshme, edhe këtë të enjte, në ditën e 12-të të protestës, aktivistë dhe qytetarë,...
18:49 | 11/06/2026

Ministri i Jashtëm: Protestat në Shqipëri nuk e shqetësojnë BE-në, nivel i lartë i lirisë së shprehjes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se Shqipëria po përjeton një nivel të lartë të lirisë së shprehjes dhe se protestat...
18:40 | 11/06/2026