DASH i përgjigjet Euronews Albania për “non grata-n” e Berishës
Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit i është përgjigjur interesit të Euronews Albania lidhur me lajmin që qarkulloi paraditen e së enjtes se SHBA ka hequr statusin ‘non grata’ për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.
Pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu, DASH bën me dije se “janë dhënë përjashtime për personat e prekur nga masat”.
“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime 7031(c) të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse dhënia e përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës”, thuhet në përgjigjen për Euronews.
Lajmi se Berishës i është hequr non grata qarkulloi paraditen e së enjtes ndërsa Berisha u prit me duartrokitje nga deputetët e vet.
I pyetur nga gazetarët, ai nuk dha detaje të mëtejshme, por u mjaftua me fjalët:
“Unë erdha, u krye”.
Ministri i Jashtëm: Protestat në Shqipëri nuk e shqetësojnë BE-në, nivel i lartë i lirisë së shprehjes
LIVE| Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Trump paralajmëron: Sonte do të godasim shumë fort Iranin, do të marrim edhe ishullin Kharg
- 20:42 Irani këmbëngul: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA-në
- 20:37 Nis në Mexico City ceremonia e hapjes së Kupës së Botës
- 20:19 Operacioni për sulmin ndaj Konsullatës Amerikane përfundon me vrasjen e një polici në Toronto
- 20:14 Çmimet e naftës bien dhe aksionet rriten pasi Trump tha se do të anulojë sulmet ndaj Iranit
- 20:11 Jep dorëheqjen rektori i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Tonin Gjura
- 20:05 Trump: Kemi një marrëveshje me Iranin, po anuloj bombardimet