PAMJE/ Ky është momenti kur 23-vjeçari hyn në bankë me pistoletë lodër dhe tenton ta grabisë (EMRI)

12 Qershor 2026 | 10:54

policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar i cili paraditen e së premtes ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë nën kërcënimin e një pistolete lodër. Në pranga u vu shtetasi Kledi Ymeri.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte hyrë në ambientet e një subjekti për transferta parash dhe, nën kërcënimin e një sendi që dyshohej se ishte armë zjarri, kishte tentuar të vidhte një shumë parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan punën dhe ndërhynë menjëherë për kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë i mundur neutralizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Y., 23 vjeç.

Gjatë kontrollit të zonës përreth u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sendi i përdorur prej tij gjatë ngjarjes”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion, arrestohen 3 shtetase të huaja në Tiranë

Janë zbuluar këtë të premte tre apartamente ku ushtrohej veprimtari e paligjshme e ushtrimit të prostitucionit. Sipas raportimeve të policisë, në pranga kanë rënë tre...
12:01 | 12/06/2026

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka vendosur sekuestro preventive mbi 128.3 milionë euro në kuadër të hetimeve për çështjen e...
11:41 | 12/06/2026

Tentohet të grabitet banka në Tiranë, arrestohet autori me pistoletë lodër

Një person ka tentuar të grabisë një bankë në Tiranë duke përdorur një pistoletë lodër. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkozës. Shërbimet e policisë...
09:52 | 12/06/2026